Rtv Pendimi
Lajme

Halil Kastrati premton 50 shtëpi për Luginën e Preshevës gjatë vitit të ardhshëm

Humanisti Halil Kastrati, ka premtuar se do të ndërtojë 50 shtëpi nga fondi prej një milion euro sa do të ndahen për shqiptarët e tri komunave të Luginës, Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën. Ai në Luginë u prit nga shumë qytetarë.

Pas shumë vështirësive arriti ta kaloj kufirin dhe u fut në Serbisë. Hoxhë Halil Kastrati u nis për në Bujanoc me një premtim për nevojtarët.

““Jetimat e Ballkanit” planifikojnë 1 milion euro për Luginën gjatë vitit 2020 për të ndërtuar 50 shtëpi”, deklaroi Halil Kastrati, raporton RTV Dukagjini.

E aty u prit nga një numër i madh qytetarësh. Ata ishin mbledhur për t’i uruar mirëseardhje Kastratit. Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballakanit” kanë ndarë 1 milionë euro për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën, përcjell Telegrafi.

“Merita iu takon të gjithë dorëdhënësve qoftë brenda apo nga mërgata. Faleminderit shumë mërgatës… Nga ky tubim i bëj thirrje çdo njeriu të vullnetit të mirë, në të gjitha trojet tona dhe nga mërgata që Bujanoci, Presheve dhe Medvegja të kenë krahun e ngrohtësisë e sidomos familjet që janë në nevojë dhe të gjithë jetimat në këto treva”, shtoi më tej  Halil Kastrati.

Halil Kastrati Themeluesi dhe kryetari i shoqatës, Halil Kastrati u shpreh falënderues ndaj të gjithë t donatorëve, e sidomos mërgatës. Sipas tij, qëllimi i vetëm është që të arrijnë t’i ndihmojnë deri te dera e fundit e nevojtarit. Pjesë e këtij tubimi ishin edhe dy donatorë nga diaspora.

Të ngjajshme

Tërnava takohet me ministrin saudit, Arabia Saudite e gatshme për ta ndihmuar Kosovën

Urim Isma

Osmani takon diplomatët norvegjez: Qeveria e ardhshme do të udhëhiqet nga njerëz të pakorruptuar

Urim Isma

Bombonjerë në formë të Shqipërisë së Madhe në raftet e Serbisë

Urim Isma

Presidenti Thaçi: Feja në Kosovë në shërbim të forcimit të paqes dhe tolerancës

Urim Isma

Në Kosovë ka shkallë të ulët të ndëshkimit të korrupsionit

Urim Isma

Shpalosi në Tivar flamurin shqiptar, gjobitet 300 euro dhe dëbohet nga Mali i Zi

Urim Isma

Moti i keq në Itali, përmbytet për herë të tretë Venecia

Urim Isma

Ndotja e ajrit mund të shkaktojë “mjegulla vrasëse” në qytetet e mëdha

Urim Isma

Shqipëri, mbahet aktiviteti “Pejgamberi Muhamed dhe familja”

Kushtrim Guraj