Rtv Pendimi

Hallvë turke

artikuj

Përbërësit:
120gr miell gruri 
70gr gjalp
200gr sheqer
rreth 250ml uje
fruta te thata si arra/bajame/lajthi
kanelle
sheqer kane (sheqer kafe)

Përgatitja:
Si fillim, perziejme ujin e vaket me sheqerin ne nje ene derisa ky i fundit te jete  shkrire plotesisht dhe e leme ne nje ane.

Vendosim gjalpin te shkrihet ne nje tenxhere ne zjarr te ulet, dhe vetem kur ky te jete shkrire teresisht hedhim miellin te cilin e perziejme shpejt me luge druri ne menyre qe te mos formohen kokerriza.Perzierja vazhdon per nje kohe .Ne momentin qe perberja ka marre ngjyre kafe te hapur (duke patur kujdes te mos e djegim) shtojme dalengadale shurupin dhe frutat e thata te prera ne copeza duke vazhduar perzierjen derisa masa ta kete thithur te gjithe ujin. Kjo procedure eshte me e rendesishmja pasi kerkon pak durim dhe energji ne perzierje. Kur hallva te jete gati, fikim zjarrin dhe e leme te pushoje per rreth 10 minuta me kapak te mbyllur.

Me ndihmen e dy lugeve, i japim hallves formen e saj karakteristike ovale, ose cfaredo forme tjeter dhe e sperkasim ne siperfaqe me pak kanelle dhe me sheqer kane. E sherbejme ne temperature ambienti ose te ftohte.Ju befte mire./mesazhi.com

TË NGJAJSHME