Hani kumbulla të thata, forconi eshtrat!

Nëse ju pëlqejnë kumbullat e thata duhet patjetër t’i konsumoni duke qenë se ato ju bëjnë mirë për eshtrat. Shkencëtarët në Universitetin e Floridës në Oklahoma kanë vërtetuar se konsumimi i dhjetë kumbullave të thata në ditë përmirëson dendësinë e eshtrave, transmeton “Zëri.info”.

Ata realizuan një studim tek dy grupe femrash për një periudhë 1-vjeçare. Grupi i parë i femrave nuk konsumoi kumbulla ndërsa i dyti po.

Në fund shkencëtarët arritën në përfundimin se grupi që konsumoi kumbulla kishte eshtra më të forta./(Zëri)