Abazovic-1079x570

Hapet shkolla e parë shqipe në Rozhajë të Malit të Zi

Sot është përuruar shkolla e vetme shqipe në Rozhajë të Malit të Zi. Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se kështu po vazhdojnë të investojnë në arsim në gjithë vendin.

“Sot është hapur një shkollë e re fillore në Dacici të Rozhajës. Është e vetmja shkollë në Rozhaje ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe. Ecim përpara, duke promovuar gjithëpërfshirjen”, ka shkruar Abazoviq.

Ndërkaq këtë hapje të shkollës e ka komentuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Nga sot, vogëlushët në Rozhajë të Malit të Zi do të marrin dije në gjuhën shqipe në shkollën e sapo përuruar nga miku im, Dritani, ma i miri i të tanëve”, ka shkruar Rama.