Me 16.9.2023 u bë hapja solemne e objektit të ri të xhamisë NUR në ambient të hapur pranë xhamisë ku me fytyra të buzëqeshura ishin tubuar anëtarët e xhamisë, burra, gra e fëmijë, për të pritur mysafirët special nga trojet shqiptare dhe diaspora si dhe nga insitucionet e vendit.
Programin e filloj me lexim të Kur’anit hfz Mahir Zeqiri . Më pastaj programin e hapi Moderatori Ensar Sinani .Kryetari i xhamisë NUR i cili ju dëshirojë mirëseradhje mysafirëve dhe falenderojë ata për pjesmarrje. Më tej ai foli rreth historikut të shoqatës dhe xhamisë NUR dhe falenderojë përzëmërsisht anëtarët e xhamisë dhe të gjithë ata që konntribuan për realizimin e këtij objekti.
Të pranishmit i përshendeti edhe kryetari i Bashkisë së Qytetit të Ternitzit Rupert Dworak i cili theksoi se është shumë i kënaqur me hapjen e xhamisë dhe pret një bashkëpunim të mirë.
Pastaj fjalë përshëndetëse iu dha edhe priftit të kishës katolike Mag. Mario Böhrer.
Fjalë përshëndetëse pati edhe Kryetari i BFI të Austrisë, Mag. Ümit Vural , më pastaj disa fjal i tha edhe Kryetari i Komunitet Shqiptar të Austris Vahidin Beluli .
Fjalë përshëndetëse pati edhe Drejtori për Diasporë pranë BFI Dr. Selver Xhemaili .
Fjalë përshëndetëse pati edhe Drejtori të SHMI Medreseja IsaBeu – Shkup Dr. Islam Islami
Fjalë përshëndetëse pati edhe Imami i xhamisë Nur Muhammedxhemil ef.Hoxha
Fjalë përshëndetëse pati edhe Kryetari i BFI të RMV-së Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai
Programi përfundojë me lexim nga Kur’ani dhe Dua .
Pas përfundimit të programit vazhdoi ceremonia e prerjës së shiritit, u vizituan hapësirat e objektit dhe më në fund u hap edhe byfeja. Pjesmrrësit kishin mundësinë të shijonin specialitete shqiptare nga llojet më të ndryshme.