Rtv Pendimi
Good life Restaurant
auto lider
Lajme

Haradinaj hap fushatën e korrje-shirjeve

Muslim Shop

I pari i ekzekutivit Ramush Haradinaj ka hapur fushatën e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës, ku ka premtuar se do të jetë pranë bujqve. Ai ka shprehur besimin se Kosova do të kthehet në një zonë ekonomike.

Haradinaj madje në mënyrë simbolike ka hipur vetë në kombajë, derisa ka uruar që të mbjellët sa më shumë toka si dhe se do të jetë pranë bujqve.

“Uroj që të mbjellën sa më shumë toka bujqësore në Kosovë, jo vetëm me grurë por me të gjitha llojet e drithërave tjera. Do të vazhdojmë të mbesim pranë bujqve”, tha Haradinaj.

Haradinaj në vazhdën e takimeve që po zhvillon në Komunën e Kamenicës, ka takuar edhe fermerët e plantacionit të arrës, në fshatin Kopernicë të kësaj komune.

Haradinaj inkurajoi fermerët e kësaj zone të vazhdojnë të punojnë në këto plantacione. Sipas tij, është guxim që në këtë zonë të mbjellën fidanë me arrë.

“Takimi i tretë sot që po zhvillojmë. Qëllimi është vijmë në Kamenicë jo vetëm si zonë kufitare që është, e dimë se shpërnguljet janë masive këtu. Inkurajues është fakti se megjithatë ka vullnet me mbet këtu. Është guxim mi mbjell 50 hektarë arrë këtu. E di që fuqitë botëror absorbojnë fuqi punëtore, por besoj që edhe Kosova do të kthehet në një zonë ekonomike”, tha Haradinaj.

Ndërsa, Rexhep Islami, fermer i kësaj zone, tha se problem kryesor kanë mungesën e ujit.

“Këtu i kemi afro 50 hekterë arrë, pretendojmë të shkojmë deri në 70 hektarë. Është një investim thuajse milionësh. Problem kryesor kemi mungesën e ujit. Mendojmë me bo një fabrikë të përpunimit të arrës”, tha fermeri Islami.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, i cili tha se relievi dhe mungesa e infrastrukturës kanë bërë që popullsia të shpërngulet nga këtu.

“Kamenica i ka pas këto sfida gjithmonë. Shpërngulja e popullsisë ka ndodhë për shkak të relievit kodrinoro-malor dhe mungesës së infrastrukturës këtu në këtë zonë”, tha kryetari Kastrati. /KP/Telegrafi/

Të ngjajshme

Britania ndan 87 milionë paund për muslimanët Rohingya

Kushtrim Guraj

Shqipëria goditet nga një tërmet i fuqishëm

Kushtrim Guraj

BE-ja dhe Britania pajtohen për të vazhduar bisedimet për Brexit

Qëndrim Ibrahimi

Një shqiptar gjendet i masakruar në mal, në Dölauer Heide të Gjermanisë

Qëndrim Ibrahimi

Arabia Saudite thirrje për “qëndrim të vendosur” kundër Iranit

Kushtrim Guraj

Netanyahu paralajmëron aneksimin e enklavës hebraike në Hebron

Urim Isma

“Fluturon” çmimi i naftës pas sulmeve në rafineritë e Arabisë Saudite

Urim Isma

Gjoba për subjektet që shkelin Ligjin zgjedhor

Urim Isma

​Kosova përjetësisht mike e Amerikës

Urim Isma