Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka takuar ambasadoren e re të shtetit francez, Marie Christine Butel, të cilën e ka njoftuar për të arriturat e Kosovës, si dhe proceset aktuale politike.

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se në takim me ambasadoren ka shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve.

Ai ka thënë se Kosova mirëpret angazhimin dhe rolin e Francës, Presidentit Macron dhe iniciativës së tij për ta përkrahur Kancelaren Merkel në procesin e dialogut me Serbinë, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, ligjërisht obligative, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.

“Kosova është mirënjohëse për kontributin e Francës dhënë ndër vite për vendin tonë dhe është e përkushtuar që të çojë përpara partneritetin politik, ekonomik dhe diplomatik. Në takim mikpritës me ambasadoren e re të shtetit francez, Marie Christine Butel, e njoftova për të arriturat e Kosovës, proceset aktuale politike dhe shpreha gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve tona. Kosova mirëpret angazhimin dhe rolin e Francës, Presidentit Macron dhe iniciativës së tij për ta përkrahur Kancelaren Merkel në procesin e dialogut me Serbinë, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, ligjërisht obligative, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar në Facebook ai.