Rtv Pendimi
Samet Tours
Good life Restaurant
auto lider
Haradinaj takon McAllister: Presim vendim pozitiv për vizat
Lajme

Haradinaj takon McAllister: Presim vendim pozitiv për vizat

Muslim Shop

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, me të cilin bisedoi për zhvillimet politike në Kosovë dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës.

Sipas komunikatës nga Zyra e Kryeministrit, Haradinaj e ka informuar McAllister për progresin e Kosovës dhe përkushtimin e saj në rrugën euroatlantike, për zhvillimin ekonomik, rritjen e mirëqenies për qytetarët e saj, forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për arritjen e një marrëveshje ligjërisht obliguese për të dyja vendet.

“Ishte nder dhe kënaqësi për mua të diskutoj me David Mc Allister, i cili është Kryesues i Komitetit për punë të Jashtme në Parlamentin Evropian si dhe përfaqësues i Parlamentit Evropian nga Gjermania, CDU. Diskutuam per çështje të Kosovës, detyrat e Kosovës, çfarë bën qeveria e Kosovës por edhe per perspektivën për BE, si Kosovë”, tha Haradinaj, duke e falënderuar McAllister për mundësinë që ta paraqesë punën e Qeverisë në Kosovë.

Ndërkaq, anëtari i Parlamentit Evropian dhe Kryesues i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, duke shprehur falënderime për pritjen e sotme, tha se është i gëzuar që me kryeministrin Haradinaj, shkëmbyen pikëpamje interesante për shumë çështje të ndryshme.

Duke folur për zhvillimet në Kosovë, anëtari i Parlamentit Evropian, McAllister, shtoi se Kosova është duke u përballur më shumë sfida, por që ishte e rëndësishme që të dëgjonte nga kryeministri Haradinaj, se si ai i  sheh çështjet e politikës së brendshme në këtë vend, dhe se çfarë është duke bërë Qeveria në këtë drejtim, e po ashtu edhe për mënyrën se si do të vazhdojë dialogu me Kosovën e Serbinë.

McAllister foli edhe për liberalizimin e vizave, ku tha se institucionet e Kosovës kanë punuar shumë që të përmbushin kriteret e kërkuara për heqjen e vizave, derisa ka bërë thirrje që Qeveria e Kosovës të vazhdojë punën e madhe që është duke e bërë në reforma, në veçanti në luftimin e korrupsionit, sigurisë dhe migracionit. /Telegrafi/

Të ngjajshme

“Investimet në spitale janë për një mjekësi moderne në Kosovë”

Kushtrim Guraj

Rtv Pendimi ju uronë festën e Kurban Bajramit

Kushtrim Guraj

Indonezi, gruaja kurseu duke mbledhur mbeturina 26 vite për të udhëtuar në Haxh

Qëndrim Ibrahimi

Spanjë, shpëtohen 59 migrantë në Mesdhe

Kushtrim Guraj

Turqi, gjenden mbishkrime të lashta 883 vjet

Kushtrim Guraj

Studentët dhe nxënësit nga Shqipëria do të vizitojnë Turqinë

Kushtrim Guraj

Me karrocë drejt Haxhit: Rrëfimi i 34-vjeçarit nga Vushtrria, ëndrra e të cilit tanimë është realitet

Kushtrim Guraj

Edhe një doktore shkence i shtohet Kosovës

Hevzi Hasani

Turqia shpall vendimet e Këshillit të Lartë Ushtarak

Kushtrim Guraj