Buzëqeshu nga fillimi.
Harroje të djeshmen, ajo kaloi.
Jetoje të sotmen, ngase ajo është prezente.
Përkujdesu gjithmonë që nijeti yt të jetë i pastër dhe zemra e sinqertë.
Sado që janë të rënda plagët dha goditjet, do të ndriçojë shpirti yt, ngase ti je më i miri.
Mos e preokupo veten me: kush mbetet, kush do të shkojë, kush do e kush urren.
Jetoje jetën me dashuri.
Çdo orë që kalon është pjesë e jetës sate.
Mos e harxho atë duke e rikujtuar të kaluarën.
Sillu me njerëzit me shije, me mëshirë dhe me elegancë.
Dhe merr frymë sot, pa brengat e së djeshmes.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU