Rtv Pendimi
Lajme

Harvardi zgjedh Kuranin si librin më të mirë për drejtësi, citon këtë ajet

Fakulteti Juridik i Harvardit është një ndër institucionet më të respektuara të SHBA-së. Ai mban bibliotekën më të madhe të drejtësisë në botë. Barack Obama kishte studiuar këtu për tri vite dhe në vitin 1991 ai u diplomua në Doktoratën e tij me një vlerësim te përgjithshëm magna cun laude. Përveç kësaj, politikanë të tjerë me ndikim, gazetarë, autorë, sipërmarrës dhe atletë e stolisin listën e të diplomuarve të këtij fakulteti akademik të Universitetit të Harvardit.

Kohët e fundit Biblioteka e Fakultetit të Drejtësisë në Harvard, ka emëruar shprehjet më të mëdha të drejtësisë në historinë njerëzore. Në hyrje u vendos një ekspozitë në të cilën ishte shënuar ajeti 136 i suresë En-Nisa, në të cilin thuhet:

 O JU QË BESUAT, BESONI VAZHDIMISHT ALL-LLAHUT, TË DËRGUARIT TË TIJ, LIBRIT QË GRADUALISHT IA SHPALLI TË DËRGUARIT TË TIJ DHE LIBRIT QË E PAT ZBRITUR MË PARË. KUSH NUK I BESON ALL-LLAHUT, ENGJËJVE TË TIJ, LIBRAVE TË TIJ, TË DËGUARVE TË TIJ DHE BOTËS TJETËR, AI KA HUMBUR TEPËR LARG.

(KURANI FAMËLARTË 4:136)

Sipas webfaqes zyrtare të këtij fakulteti http://library.law.harvard.edu/justicequotes/, ekspozita “Fjalët e drejtësisë” është një dëshmi për kërkimin e vazhdueshëm për drejtësi dhe dinjitet me anë të ligjit. “Fjalët në këto mure e ripohojnë fuqinë dhe pathyeshmërinë e idesë për drejtësi” thuhet atje.

Sipas Fakultetit Juridik të Harvardit, citatet ilustrojnë universalitetin e konceptit të drejtësisë, pavarësisht nga koha dhe kultura.

Të ngjajshme

Fillojnë shërbimet specialistike në QKUK, do të bëhet hapja graduale e të gjitha shërbimeve shëndetësore

Kushtrim Guraj

Arabia Saudite aktivizon sistemin nga i cili do të bëhen aplikimet për umre

Kushtrim Guraj

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e radhës

Kushtrim Guraj

Arabët kërkojnë dëmshpërblim për shtëpitë e djegura nga YPG/PKK-ja

Kushtrim Guraj

Myftiu Tërnava priti në takim Ipeshkvin e Kishës Katolike, Dodë Gjergjin

Kushtrim Guraj

Myftiu Tërnava uroi Komunitetin Musliman Shqiptar të Zvicrës

Kushtrim Guraj

Presidenti Erdoğan zgjati dorën e ndihmës për 2 fëmijët sirianë

Kushtrim Guraj

Myslimanët në Singapor

Kushtrim Guraj

Myftiu Tërnava priti në takim sekretarin e Qendrës Islame Kulturore Shqiptare në Nju-Jork, Ferid ef. Bedrollin

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU