Muslimanët që ndodhen në Vendet e Shenjta për të kryer Haxhin bënë gurëzimin simbolik të djallit, ritual që kryhet në periferi të qytetit Meka në Arabinë Saudite, raporton Anadolu.
Ritualet e Minës përkujtojnë gurëzimin e Satanit nga Profeti Ibrahim, i cili thuhet se është shfaqur tri herë për të tunduar profetin.
Hanxhinjtë hedhin guralecë të vegjël në tre shtyllat për tre ditë, duke filluar nga e hëna.
Sipas ritualeve islame, çdo haxhi do të hedhë shtatë guralecë në secilën nga tre ditët.
Agjencia zyrtare saudite e lajmeve SPA tha se “shtigje të shumta u përcaktuan nëpër katet e ndryshme të objektit Jamarat për të siguruar një rrjedhë të qetë të haxhinjve dhe për të menaxhuar turmën”.
Sezoni i Haxhit filloi të premten. Të shtunën, haxhinjtë qëndruan në Arafat, që paraqet shtyllën kryesore të Haxhit, dhe më pas kaluan natën në Muzdelife, ndërsa ritualet vazhdojnë për gjashtë ditë.
Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe nga të gjithë muslimanët kërkohet të kryejnë ritualin e Haxhit të paktën një herë në jetën e tyre nëse janë të aftë fizikisht dhe financiarisht.