Helikopteri T129 Atak i zhvilluar nga kompania turke e Industrive Ajrore dhe Hapësinore (TUSAŞ) do të marrë pjesë në Shfaqjen Ajrore Ndërkombëtare Marrakech në Marok, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi nga TUSAŞ, helikopteri T129 ATAK për Sulm dhe Zbulim Taktik do të realizojë fluturim demonstrativ.
Në shfaqje, e cila do të mbahet në periudhën 24-27 tetor, do të promovohen edhe produkte të tjera specifike të projektuara nga inxhinierët e TUSAŞ.