Rtv Pendimi
Lajme

Hetohen lidhjet e terroristit të Zelandës së Re në Austri

Forcat austriake të sigurisë bastisën shtëpinë e një aktivisti të ekstremit të djathtë për lidhje të dyshuara me terroristin australian i cili vrau 50 muslimanë në Zelandën e Re, njoftuan prokurorët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hansjoerg Bacher, një zëdhënës i prokurorëve në qytetin e Grazit, u tha gazetarëve se shtëpia e Martin Sellner është kontrolluar si pjesë e një hetimi të lidhjeve të mundshme me terroristin i cili sulmoi dy xhami në Christchurch.

Bacher tha se llogaritë bankare të Sellner ishin gjurmuar nga policia dhe rreth 1.500 euro i ishin dhuruar nga një person mbiemri i të cilit ishte i njëjtë me terroristin.

Ai shtoi se forcat e sigurisë kanë konfiskuar pajisje elektronike gjatë kontrollit të së hënës në shtëpinë e Sellner.

“Çdo lidhje midis sulmuesit të Christchurch dhe anëtarëve të Lëvizjes Identitare duhet të hetohet tërësisht dhe pa mëshirë”, shkroi në Twitter kancelari austriak Sebastian Kurz, duke shtuar se ai ka folur edhe me ministrin e Drejtësisë Josef Moser.

Agjencia e inteligjencës austriake ka thënë se terroristi australian kishte vizituar Austrinë më 26 nëntor të vitit të kaluar.

Ndryshe, 50 persona u vranë në dy xhami në Christchurch të Zelandës së Re më 15 mars, kur një terrorist, i identifikuar si Brenton Tarrant nga Australia, hapi zjarr mbi besimtarët gjatë namazit të xhumasë.

Të ngjajshme

Raporti i OBSH-së: Rekord i ri rastesh ditore!

Kushtrim Guraj

Kosova pranon donacion nga Jordania për menaxhimin e COVID-19

Kushtrim Guraj

Kompanitë turke prodhojnë mini-tank pa ekuipazh

Kushtrim Guraj

BE ndihmon Kosovën me donacion në vlerë 800 mijë euro në përballjen me COVID-19

Kushtrim Guraj

“Franca luan lojë të rrezikshme në Libi”

Kushtrim Guraj

Rama: Shqipëria e ka detyrim të mbështesë Kosovën pa kushte

Kushtrim Guraj

Thaçi: Nëse aktakuza konfirmohet, do të jap dorëheqje

Kushtrim Guraj

Turqia kreu operacionin më të madh kundër drogës

Kushtrim Guraj

BIK vendos: Anulohet haxhillëku

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU