Hfz. Havziu nga Tetova del i parë në garat Kur’anore ne Xhaminë e Wilit

Hfz. Havziu nga Tetova del i parë në garat Kur’anore ne Xhaminë e Wilit

Në garat Kur’anore që u mbajtën drejtëpërdjrejtë (online) në xhaminë e qytetit Will të Zvicrës, nën moderimin e imamit të xhamisë, Mr. Bekim ef. Alimi, garuan hafizë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Në këtë garë Kur’anore vendi i parë i takoi hafizit të mirënjohur nga Tetova, Hfz. Havzi ef. Ramadani, i cili triumfoi duke marrë maksimumin e 150 pikëve. Kështu ai u shpall hafizi më i mirë në kategorinë e memorizimin (leximit përmendësh) të tërë Kur’anit Famëlartë.
Ndryshe, pjesëmarrësit në këtë garë janë dëshmia më e fuqishme se me sa respekt dhe dashuri e mban besimtari musliman i këtij nënqielli në zemrën e tij fjalën e Allahut xh.sh., Kur’anin e Madhërishëm, që ka qenë dhe mbetet udhërrëfyesi i vetëm në këtë botë.
Myftinia e Tetovës përgëzon gjithë pjesmarrësit pa përjashtim për guximin dhe dëshirën për të garuar, e në veçanti përuron hafizin shumë të respektuar për këtë sukses, Hfz. Havzi ef. Ramadanin, imamin tonë të nderuar, duke e lutur Allahun Fuqiplotë që t’i jep shëndet, mirësi dhe suksese tjera. Zoti e bekoftë.

BFI-Myftinia e Tetovës