Hidhet gurthemeli i xhamisë që do të ndërtohet në vend të xhamisë së shembur Babri në Indi

Hidhet gurthemeli i xhamisë që do të ndërtohet në vend të xhamisë së shembur Babri në Indi

Në Indi është hedhur gurthemeli i xhamisë që do të ndërtohet në vend të xhamisë Babri, e ndërtuar në vitin 1528 por e shembur në vitin 1992 nga ana e grupeve ekstremiste hinduse, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e ndërtimit të kompleksit të xhamisë që do të ndërtohet në fshatin Dhannipur, 25 kilometra larg xhamisë së shembur Babri në qytetin Ayodhya të shtetit Uttar Pradesh, morën pjesë shumë persona në mesin e të cilëve përfaqësues nga Fondacioni Kulturor Indo-Islam (IICF) si dhe nga organizata dhe institucione të ndryshme.

Pjesëmarrësit pas ceremonisë së ngritjes së flamurit së bashku mbollën fidane.

Planifikohet që projekti të ndërtohet brenda 30 muajve, varësisht prej burimeve.

Ndërkohë nga Partia Popullore e Indisë (BJP) që është në qeveri në administratën qendrore si dhe në Uttar Pradesh, nuk mori pjesë askush.

Xhamia do të ndërtohet si një kompleks

Sekretari i IICF-së, Athar Huseyin në deklaratën për AA, dje rikujtoi se kushtetuta indiane hyri në fuqi më 26 janar të vitit 1950 dhe se të gjithë shtetasve indianë, përfshirë pakicat në Indi, u janë dhënë të drejta të barabarta me kushtetutë. “Prandaj si datë e hedhjes së gurthemelit zgjodhëm 26 janarin, Festën e Republikës së Indisë”, tha ai.

Ai tha se xhamia do të ndërtohet si një kompleks ku do të ndërtohet edhe një spital me 200 shtretër, menzë bamirësie ku do shprëndahen ushqim falas për 1.000 persona në ditë, qendër hulumtimi, muze, librari dhe një shtëpi botuese.

Toka e xhamisë së shembur temë debati mes indianëve dhe muslimanëve

Territori në të cilën në të kaluarën ndodhej xhamia e shembur Babri në qytetin historik Ayodhya, vazhdon të jetë temë debati mes indianëve dhe muslimanëve që prej shumë vitesh.

Indianët radikalë pretendojnë se muslimanët në shekullin e 16-të kanë shembur tempullin e ndërtuar në emër të mbretit indian Rama dhe në vend të saj kanë ndërtuar xhami.

Pretendimi se në vendin ku është xhamia Babri gjendet tempulli Ram për herë të parë në vitin 1853 i ishte referuar gjykatës, por gjykatësi britanik i asaj kohe e kishte refuzuar.

Në dhjetor të vitit 1992 indianët radikalë shembën xhaminë Babri, të ndërtuar në periudhën e perandorisë Mogule. Shembja e xhamisë shkaktoi trazira që rezultuan me vdekjen e rreth 2.000 personave në të gjithë vendin.

Muslimanët në Indi kërkojnë rindërtimin e xhamisë në vendin në fjalë, ndërsa indianët duke mbrojtur idenë e tyre se këtu ka lindur mbreti hyjnor Rama kërkojnë ndërtimin e tempullit.

Partia Popullore e Indisë (BJP) në qeveri, lideri i së cilës është kryeministri Modi, vitin e kaluar kishte aplikuar tek Gjykata e Lartë që një pjesë e tokës së Xhamisë Babri t’u jepet indianëve, siç pretendohet pronarëve të parë të tokës.

Gjykata në vendimin më 9 nëntor 2019 vendosi që toka prej rreth 1.1 hektar t’i jepet fondacionit indian për ndërtimin e tempullit ndërsa fondacionit musliman në rikthim t’i jepet një tokë prej rreth 2 hektarësh në një vend tjetër.

Pas vendimit më 5 shkurt, Modi njoftoi themelimin e fondacionit “Shri Ram Janmabhoomi Teerth Kshirta”.