Rtv Pendimi

Hipertensioni në shtatëzani

Shkruan:Dr.Bisedim Karanezi

Definohet si shfaqje e tensionit të lartë për herë të parë pas javës së 20 të shtatëzënisë.

 Këtë hipertension e kanë 5 %  të grave dhe njihet si hipertension kronik .

 Vlerat e këtij  tensioni janë mbi 140/90 dhe është e njohur që ky hipertension shfaqet gjatë shtatëzënisë, prandaj njihet si hipertension i shkaktuar nga shtatëzënia.

 Gratë me këtë hipertension janë të rrezikuara nga pre eklampsia , ndërprerja e zhvillimt intrauterinë i frytit, lindje e parakoshme si dhe vdekje intrauterine e frytit.

 Ideale do të ishte që tensioni të kontrollohej para shtatzënisë në konsultim dhe këshilla të gjinekologut dhe internistit, me qëllim që të zvogëlohen komplikimet  gjatë shtatëzënisë, veqanërisht gjatë tremujorit tw parw.

 Nëse nuk është ditur se ajo grua ka hipertension është e nevojshme që të lajmërohet te mjeku, me qëllim që të përcjellet shtatëzënia dhe të mirren ilaqet e nevojshme të padëmshme për frytin.

 Përveq analizave akusherike duhet të bëhen edhe analizat laboratorike, si dhe të veshkave dhe tek më pasë të vendoset se cilat ilaqe të mirren, pasi jo çdo antihipertensiv është i indikuar në shtatëzëni.

Prej barërave që ipen për mjekimin e hipertensionit është Metildopa pasi nuk ka efekte toksike tek fryti, si dhe e padëmshme për veshkat e nënës.

 Nëse përcjellet shtatëzënia si dhe shëndeti i frytit si dhe rritja e tij,  nuk do të ketë komplikime  as luhatje të tensionit arterial e as lindje të parakoshme.

 Nëse shfaqen ndonjëra nga komlikimet e përmendura më lartë, si dhe shenjat e dëmtimit të frytit, atëherë është e nevojshme ndërprerja e  shtatëzënisë.

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH