Historia e krijimit të shteteve islame përfshin të gjitha shtetet anëtare të OBI – t, si dhe shkurtimisht janë përfshirë edhe shtetet të cilat, kanë status vëzhgues. Në këtë punim nuk janë elaborue shtetet që kanë përqindje të madhe të popullsisë myslimane mirëpo nuk janë anëtare të OBI – it. (Sahara Perëndimore, Kosova, Tanzania etj.).
Historia e krijimit të Shteteve të OBI – t
Historia e krijimit të shteteve islame, është ndryshuar krahas zhvillimit të shoqërisë njerëzore. Në të kanë ndikuar lëvizjet mekanike të popujve, pushtimet nga perandorit e mëdha, pushtimet koloniale të fuqive të mëdha evropiane (Britania Madhe, Franca, Italia, Holanda) Japonisë, luftërat botërore e lokale etj. Pas Luftës së Dytë Botërore, shtohet numri i shteteve të pavarura islame, të cilat zgjodhën rrugë të ndryshme të zhvillimit (disa shtete zgjodhën rrugën e Socializmit si p.sh Algjeria Libia etj., disa rrugën e kapitalizmit Kuvajti, Katari etj.). Në fillim të viteve 90 – ta, ndodhi shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, ku pavarësohen 6 shtete më shumicë të popullsisë myslimane.[1]
Bazuar në tabelën e më poshtme, përveç Republikës së Turqisë që merret si shteti pasardhës e Perandorisë Osmane, të gjitha shtetet e tjera të OBI – it deri në momentin e shpalljes së pavarësisë kanë qenë të pushtuara dhe të kolonizuara nga: Perandoria Osmane, Britania e Madhe, Franca, Italia, Holanda, Portugalia si dhe Bashkimit Sovjetik (BRSS) – ja etj.
Lufta për liri dhe pavarësi e shteteve të OBI – it, ishte e gjatë e mundimshme dhe e dhimbshme. Përpos Turqisë që ishte trashëgimtare e Perandorisë Osmane të gjitha shtetet e tjera deri të pavarësia e tyre erdhën pas një lufte të gjatë dhe të përgjakshëm, të cilat mbrapa saj lanë shumë viktima, si në radhët e forcave të armatosura ashtu edhe në radhët e civileve të pa armatosur duke përfshi: gra, fëmijë, pleq etj.
Fuqitë e mëdha koloniale evropiane, i kolonizuan këto shtete për qëllime të ndryshëm, p.sh. Perandoria franceze, ishte perandoria e dytë më e madhe pas Perandorisë Britanike u krijua për qëllime të tregtisë, prestigjit, për të përhapur kulturën, gjuhen franceze, si dhe fenë katolike.[2] Edhe misioni i Perandorisë Britanike, që ishte perandoria më e madhe kolonizatorë, kishte qëllim pothuajse të njëjtë më atë të Francës. Në fillim ishte mision për të përhapur kulturën, gjuhen angleze, fenë krishtere si dhe misione shkencore për ti eksploruar këto vende të pa zbuluara deri atëherë.[3] Edhe kolonizatorët tjerë evropian siç ishin: Italia, Holanda, Portugalia si dhe BRSS – ja etj., kishin të njëjtat qëllime si të francezëve dhe anglezëve. Në realitet qëllimi i këtyre kolonizimeve nga kolonizatorët evropian siç shihet më vonë ishte: zbulimi dhe vjedhja e pasurive natyrore, (ari, argjendi, diamanti etj), tregtia më skllevër nga njëri kontinent në tjetrin për të punuar në plantacionet e kafes, plantacionet bujqësore – pemëtore, në miniera, në industritë e renda etj. Këto kolonizime quan në robërimin dhe varfërimin e këtyre shteteve.[4]
Aspiratat e popujve të këtyre shteteve për liri dhe pavarësi fillon qysh para Luftës së Parë Botërore.
Shumica e shteteve të OBI – it, filluan të pavarësohen pas Luftës së Parë Botërore dhe në veçanti pas Luftës së Dytë Botërore.
Në vitet e 10 – ta fituan pavarësinë: Shqipëria 1912, Afganistani 1919. Në vitet e 20 – ta fituan pavarësinë: Egjipti 1922, po në këtë vit (1922), Perandoria Osmane zëvendësohet nga Republika e Turqisë, e cila më 1923 shpallet Republikë, ndërsa më 1924 shpallet i pavlefshëm edhe Kalifati.[5] Në vitet e 30 – ta fituan pavarësinë Iraku 1931, Arabia Saudite 1932. Në vitet e 40 – ta fituan pavarësinë: Libani 1943, Indonezia 1945, Jordania 1946, Siria 1946, Pakistani 1947. Në vitet e 50 – ta fituan pavarësinë: Omani 1950, Libia, Maroku 1956, Tunizia 1956, Sudani 1956, Malajzia 1957, Guineja 1958. Në vitet e 60 – ta fituan pavarësinë: Benini 1960, Burkina Faso 1960, Bregu i Fildishtë 1960, Çadi 1960, Gaboni 1960, Kameruni 1960, Mali 1960, Mauritania 1960, Nigeri 1960, Nigeria 1960, Senegali 1960, Somalia 1960, Togo 1960, Kuvajti 1961, Siera Leone 1961, Uganda 1962, Algjeria 1965, Gambia 1965, Maldivet 1965, Guajana 1966. Në vitet e 70 – ta fituan pavarësinë: Bahrejni 1971, Bangladeshi 1971, Emiratet e Bashkuara Arabe 1971, Katari 1971, Guineja Bissau 1973, Irani 1975, Komoret 1975, Mozambiku 1975, Surinami 1975, Xhibuti 1977. Në vitet e 80 – ta fituan pavarësinë: Brunei 1984. Në vitet e 90 – ta fituan pavarësinë: Jemeni 1990, Azerbajxhani 1991, Kazakistani 1991, Taxhikistani 1991, Kirgistani 1991, Uzbekistani 1991. Shih tabelën nr. 1.
Kufijtë e shteteve të OBI – it, që nga pavarësimi i tyre kanë pësuar ndryshime. Më 20 majë 2002 nga Indonezia shkëputet dhe shpallet Republika e Timorit Lindor, një republikë më shumicë të popullsisë së krishtere. Më 9 korrik 2011 nga Sudani shkëputet dhe shpallet republika e Sudanit të Jugut, gjithashtu një republikë më shumicë të popullsisë së krishtere. Që nga viti 1991, brenda territorit të Azerbajxhani është krijuar Republika Nagorno – Karabakh më shumicë të popullsisë armene që i takoj fes krishtere, që defakto është shtet i pa varur, dejuro i takon Azerbajxhanit. Probleme territoriale vazhdon të këtë edhe Somalia, e cila që nga viti 1991 është krijuar Republika e Somalandit më shumicë të popullsisë myslimane që defakto është shtet i pa varur dejuro i takon Somalisë. Maroku ka pretendime mbi Republikën e Saharës Perëndimore më shumicë të popullsisë Arabe që i takon 99 % fes myslimane. Pakistani ka problem të brendshme territoriale, si dhe ka pretendime mbi Kashmirin. Edhe shtetet tjera të OBI – t kanë probleme territoriale që le të hapur ndryshimin e kufijve të këtyre shteteve apo edhe krijimin e ndonjë shteti të ri në hapësirat e këtyre shteteve.[6]
Krijimi shtetit Izraelit dhe Çështja Palestineze
Një çështje ende e pa zgjidhur edhe në ditët e sotme, në hapësirën e OBI – it, është çështja e Palestineze. Në vitit 1949 krijohet shteti i Izraelit. Që nga krijim i shtetit izraelit kanë kaluar 50 vjet dhe sot e asaj dite ky shtet i krijuar artificialisht mbi tokat arabe, më shtrenjtë e pagoi dhe vazhdon ta paguaj Palestina.[7]
Krijimi i një shteti të pavarur palestinez nuk vihej në diskutim, por vihen kufijtë e tij, që diskutohen edhe në ditët e sotme, më qëllim që të vihet deri në dhënien fund të konfliktit izraelite – palestineze dhe krijimin e një shteti Palestinez.[8]
Shtetet vëzhguese të OBI – it
Rruga deri të pavarësia edhe për shtetet vëzhguese të OBI – it (Federata Ruse, Mbretëria e Tajlandës, Republika e Bosnjës dhe Hercegovinës si dhe Republika e Qipros Veriore), ishte e gjatë dhe e mundimshme po thuajse e njëjtë si e shteteve të OBI – it. Përpos Federatës Ruse që ishte trashëgimtare e BRSS të gjitha shtetet e tjera deri të pavarësia e tyre erdhën pas një lufte të gjatë dhe të përgjakshëm, të cilat lanë mbrapa saj lanë shumë viktima dhe shkatërrime. Kufijtë e sotëm të këtyre shteteve u përcaktuan pas Luftës së Dytë Botërore: Tajlanda 1932, Qipro Veriore 15 nëntor 1983, Rusia 12 qershor 1990, Bosnja dhe Hercegovina 1 mars 1992.[9]
Tabela 1. Emri zyrtar i shtetit, data e shpalljes së pavarësisë si dhe emri i kolonizatorit [10]
Emri zyrtar i Shteti t | Viti i | Nga: | Emri zyrtar i Shteti t | Viti | Nga: |
Republika Islamike e Afganistanit | 19.08.1919 | Britania | Republika Libaneze | 22.11.1943 | Franca |
Republika Popullore Demokratike e Algjerisë | 05.06.1965 | Franca | Libia | 24.12.1951 | Nën kujdesin e OKB – së |
Republika e Azerbajxhan | 30.08.1991 | BRSS | Malajzia | 31.08.1957 | Britania |
Mbretëria e Arabisë Saudite | 23.09.1932 | ——– | Republika e Maldive | 26.07.1965 | Britania |
Mbretëria e Bahrejnit | 15.08.1971 | Britania | Republika e Malit | 22.09.1960 | Franca |
Republika Popullore Demokratike e Bangladeshit | 16.12.1971 | Pakistani Perëndi. | Republika Islamike e Mauritanisë | 28.11.1960 | Franca |
Republika e Benini | 01.08.1960 | Franca | Mbretëria e Marokut | 02.03.1956 | Franca |
Negara Brunei Darussalam | 01.01.1984 | Britania | Republika e Mozambikut | 25.06.1975 | Portugalia |
Burkina Faso | 05.08.1960 | Franca | Republika e Nigerit | 03.08.1960 | Franca |
Republika e Bregut të Fildishtë | 07.08.1960 | Franca | Republika Federale e Nigerisë | 01.11.1960 | Britania |
Republika e Çadit | 11.08.1960 | Franca | Sulltanati i Omanit | 1950 | Portugalia |
Emiratet e Bashkuara Arabe | 02.12.1971 | Britania | Republika Islamike e Pakistanit | 14.08.1947 | India |
Republika Arabe e Egjiptit | 28.02.1922 | Britania | Palestina | ——– | ——– |
Republika e Gabonit | 17.08.1960 | Franca | Republika e Senegalit | 04.04.1960 | Franca |
Republika e Gambisë | 18.02.1965 | Britania | Republika e Siera Leonit | 27.04.1961 | Britania |
Republika e Guinesë | 02.10.1958 | Franca | Republika Federale e Somalisë | 01.07.1960 | Britania dhe Italia |
Republika e Guineja Bissau | 24.09.1973 | Portugalia | Republika e Sudanit | 01.01.1956 | Britania dhe Egjipti |
Republika Koperativa e Guajanës | 26.05.1966 | Britania | Republika e Surinamit | 25.11.1975 | Holanda |
Republika e e Indonezisë | 17.08.1945 | Holanda | Republika Arabe e Sirisë | 17.04.1946 | Franca |
Republika Islamike e Iranit | 01.04.1975 | ——– | Republika e Shqipërisë | 28.11.1912 | P. Osmane |
Republika e Irakut | 03.10.1932 | Britania | Republika e Taxhikistanit | 09.09.1991 | BRSS |
Unioni (Bashkimi) i Komore | 06.07.1975 | Franca | Republika Togoleze | 27.04.1960 | Franca |
Republika e Jemenit | 22.05.1990 | Bashkimi i Jemenave | Republika Tuniziane | 20.03.1956 | Franca |
Mbretëria Hahimite e Jordanit | 25.05.1946 | Britania | Turkmenistani | 27.11.1991 | BRSS |
Republika e Kamerunit | 01.01.1960 | Franca | Republika e Turqisë | 29.11.1923 | P.Osmane |
Shteti i Katarit | 03.09.1971 | Britania | Republika e Ugandës | 09.11.1962 | Britania |
Republika e Kazakistanit | 16.12.1991 | BRSS | Republika e Uybeksitanit | 01.12.1991 | BRSS |
Shteti i Kuvajtit | 19.06.1961 | Britania | Republika e Xhibut | 27.06.1977 | Franca |
Kirgistan | 31.08.1991 | BRSS |
[1] Marrë dhe përpunuar nga Literatura gjeografike dhe internet, nga Autori. [2] Decolonization, the French Empire and sites of memory, Dr Robert Aldrich, University of Sydney Keywords, anti-colonialism, colonialism, decolonization, the French Empire, sites of memory. f. 1 – 2. [3] James B. Alcock, B.A. History Of The Br it ish Empire And Commonw ealth The Greatest Empire The Wor ld Has Ever Know n Upon Which The Sun Never Set. f. 3 – 4. [4] Marrë dhe përpunuar nga Literatura gjeografike dhe internet, nga Autori. [5] http://www.britannica.com. [6] Marrë dhe përpunuar nga Literatura gjeografike dhe internet, nga Autori. [7] http://www-tc.pbs.org . [8] Po aty. [9] https://www.cia.gov. [10] Po aty.