Kush e lexon historinë, zemrën e tij nuk e kaplon dëshpërimi asnjëherë, dhe gjatë leximit të historisë do të shohë se si njerëzit i kalonin ditët e dynjasë dhe si Allahu i ndryshonte gjërat.
Pasanikët varfëroheshin, të varfrit bëheshin pasanikë, të dobëtit e së djeshmes sot bëheshin të fortë, sundimtarët e së djeshmes, sot bëheshin shërbëtorë, gjykatësit gjykoheshin, fitimtarët humbnin, jeta vazhdonte, ngjarjet fare nuk ndaleshin, njerëzit i ndërronin karriget dhe pozitat, nuk kishte pikëllim në vazhdimësi e as gëzim të përhershëm.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU