Quhet Emin Gjinovci dhe është 55 vjeç. Jeton në Mitrovicë dhe mendon se është Adolf Hitleri.
Që tregimi të jetë me dramatik, ai është edhe krenar dhe vetën e quan “reinakrinimi kosovar i Adolf Hitlerit”. Kështu shkruan e përditshmja serbe “Kurir”.
Sipas kësaj të përditshme, Emini gjithnjë me vete e mban librin e Hitlerit “Main Kampf”.
Sipas atyre që e njohin, për të bërë fotografi me të duhet paguar nga 20 deri në 80 euro.
“Edhe Hitleri ka luftuar kundër serbëve. Armiku i armikut tim është miku im. Po, armiq i kam serbët”, ka thënë ai, përcjell veriu.info.