thumbs_b_c_aa9c04c8d535fb3e4ee347cdc6ed7a8c

Holandë, në një bllok banesash digjen 40 shtëpi dhe një xhami

Si pasojë e zjarrit në një bllok banesash në Holandë bëhen të papërdorshme 40 shtëpi dhe një xhami të cilat ndodheshin në të njëjtin bllok, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në median lokale, mësohet se zjarri ka shpërthyer për arsye ende të papërcaktuara në një bllok banesash në lagjen Schilderswijk në qytetin e Hagës.

Në lajm thuhet se zjarri ka filluar gjatë natës në një shtëpi brenda bllokut dhe se pas mbërritjes së ekipit zjarrfikës në vendin e ngjarjes është përhapur edhe në disa shtëpi të tjera dhe tek xhamia Al Fath që i përket e marokenëve në të njëjtin bllok.

Më tej thuhet se krahas 40 shtëpive ka dalë jashtë përdorimit një xhami, dhe se janë evakuuar rreth 50 persona nga blloku në të cilin banonin kryesish persona me origjinë bullgare.