Rtv Pendimi

HOMOSEKSUALITETI APO HOMOFOBIA

Këto dite, pothuajse ne te gjitha mediat vizive, elektronike e te shkruara ishin te vërshuara me “lajmin” per homoseksualët. Ata-o tashmë  kanë fituar vrull të konsiderueshëm politik dhe shoqëror në shoqërinë tonë. Me debate, organizime, marshe e besa edhe parada  duke predikuar doktrinën e tyre të “dashurisë”, tolerances e barazisë, kinse duke përçuar mesazhin se janë pjesë e shoqerise, të natyrshm dhe jo te rrezikshem. Ata-o insistojne qe te mirepriten e të jenë te pranueshem ne shoqeri  duke proklamuar se homoseksualiteti të shihet thjesht si një mënyrë jetese dhe e natyrshme.
Zaten ky eshte mesazhi i tyre qe kurre nuk e kam kuptuar!
Pse u dashka gjithe ky proklamim e investim per diçka te natyrshme?
Tek e fundit çfarë me duhet orientimi seksual i tjetrit kur akti seksual eshte thjesht intim dhe shumë personal? – Megjithate po shprehi opinionin tim.

 

Homoseksualiteti si dukuri ekziston qe ne kohet e hershme dhe si i tillë asnjeherë nuk eshte pranuar nga shoqeria, perkundrazi eshte denuar. Andaj nuk eshte çudi qe po ndodh edhe sot  e qe nuk pranohet nga pjesa dërmuese e shoqerisë.

 

Pse ky proklamim kaq i zhurmshëm nga njëra anë dhe ky refuzim masiv nga ana tjetër? – Po fillojme me të dyten, per respekt te 99% te shoqerise qe e refuzon kete dukuri.
1.      Nëse homoseksualiteti duhet pranuar ne emer te dashurisë sepse edhe çifti homoseksual “e do” njëri-tjetrin atëher i bie që  dashuria eshte thjesht justifikim per verpimet e tyre të “ natyrshme” sepse ne emër te ketij subjektiviteti mund te justifikohet çdo lloj i sjelljes.

  1. Te gjithë keta pjestarë-e jane te krijuar me bashkimin e çiftit, përkatesisht prinderve të tyre. Atëher ku mbetet logjika e tyre e riprodhimit?
  2. Prova më e mire që kemi është ajo biologjike. Organet seksuale janë ndërtuar me siguri për marrëdhënie mashkull-femër. Prandaj homoseksualiteti është në kundërshtim me natyrën per te cilen eshte krijuar.
  3. Homoseksualiteti sigurisht është një lajthitje, një shtrembërim nga natyra në të cilat një burrë apo një grua ka të vështirë  për të vepruar në përputhje me funksionet natyrore të trupit por kjo nuk e bën atë normale dhe te natyrshme.
  4. Formulimi për homoseksualitetin mashkullor është se ata e braktisin funksionin e natyrshëm me gruan.
  5. Pasojat nga sëmundjet seksuale të transmetueshme të homoseksualitetit tashmë janë të argumentuara shkencërisht.
  6. Duke mos i pranuar shoqeria si të tillë kjo ndikon tek ta negativisht, madje duke i çuar edhe ne depression. Nese eshte dicka normale ateher pse ky shqetesim?

    Sigurisht qe ka edhe më tej argumente te shumta se homseksualizmi nuk është e natyrës njerëzore dhe si i tillë i papranueshëm.

Cilat jane “argumentat” qe perdorin pjesetaret e ketij “komuniteti”?!

1.      Shumica e argumenteve kanë për qëllim krijimin e një përshtypje se homoseksualiteti është mjaft i përhapur dhe se kjo ndodh kudo në natyrë dhe se ajo që ndodh në natyrë, është e natyrshme.  – E vërtetë është që ndodh ne natyrë e posaçerisht te disa kafshë por disa kafshë hanë edhe të vegjëlit e tyre, andaj  sjellje te tilla nuk mund të jetë model për njeriun.
2.      Aktivistët e këtij “komuniteti” ankohen se refuzimi i shoqërisë për ti pranuar i privon nga të qenit të lumtur. – Por ky është një argument qesharak.
3.      Sjellja homoseksuale  ndodh në të gjitha kulturat dhe shoqëritë, në shkallë të ndryshme, apo nga personalitete te artit, kultures, politikes apo shkences – Por kjo nuk thotë asgjë në lidhje me të qenit normal.

  1. Publicitet marramendës per diçka qe e quajne normale – Nese eshte dicka normale ateher pse gjithë ky investim thjesht per ta shfaqur orientimin e tyre seksual.
  2. “Komuniteti” homoseksual kërkon mbrojtje ligjore për të pasur marrëdhënie me njerëz të të njëjtit seks. – Pse u dashka mbrojtje ligjore per diçka qe eshte ligjore dhe e “natyrshme”?
  3. Kundershtaret e tyre i quajnë homofob – Si do ti quajmë ata, qe nuk pajtohen kurrsesi me mendimin tim se homoseksualet nuk jane ne netyren njerezore?
  4. Ankohen per te drejtat e tyre – Nuk kam degjuar ndonje rast qe dikush eshte perjashtuar nga puna, shkolla, institucioni per shkak te orientimit seksual.

    Por, natyrisht,  ata nuk mund të ankohen për”të drejtat” e tyre, për shkak se të “drejtat” e tyre nuk mund te gjejnë përkrahje  në një sistem krejtësisht te natyrshëm.

RIDVAN RAHIMI

TË NGJAJSHME