Rtv Pendimi

Hong Kong, 23 milionë dollarë për hulumtimin e Alzheimerit

Qeveria lokale e rajonit administrativ të Kinës, Hong Kong, do të japë një grant prej 23 milionë dollarësh për hulumtimin shkencor që synon “të kuptojë ndikimin e sëmundjes së Alzheimerit mbi kinezët etnikë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton gazeta “South China Morning Post,” në deklaratën nga Institucioni i Granteve të Kërkimit është bërë e ditur se për hulumtimin me temë “Ndikimi i sëmundjes së Alzheimer-it mbi kinezët etnikë” i udhëhequr nga profesoresha e Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë Hong Kong, Nancy Ip Yuk-yu, këtë vit është siguruar një grant prej 23 milionë dollarësh.

Profesoresha Yuk-yu tha se deri në vitin 2039 në Hong Kong pritet që 330 mijë qytetarë të preken nga sëmundja e alzheimerit.

“Është realitet në mjekësi që grupet e ndryshme etnike kanë reagime të ndryshme ndaj sëmundjeve. Një pjesë e madhe e hulumtimeve rreth sëmundjes së Alzheimerit është përqendruar tek raca e bardhë. Që të mund të marrim rezultate konkrete në të ardhmen për trajtim duhet të zhvillojmë databazën tonë etnike”, tha ajo.

TË NGJAJSHME