Rtv Pendimi

Hoxha

Titulli Hoxhë, titull i ndritur.
I jepet vetëm njerëzve të ndritur.
Atyre që thirrin me Kur’an e Sunnet.
Kurrë nuk e shikojnë interesin e vet.
Ata njerëz që mësojnë Islamin.
Flasin gjithmonë fjalë të duhura e të mira.
E kënaqin Allahun, e hidhërojnë Shejtanin.
Në fund të fundit kjo është detyra.
Hoxha duhet të jetë i urtë.
Të jep fetva kur është i sigurt.
Të punon për Islamin dhe për ummetin.
Këtë detyrë e ka kush e thotë shahadetin.
Elhamdulilah , sot kemi shumë hoxhallarë.
Dhe për këtë kemi fat dhe ndihemi krenarë.
N’a tregojnë rrugën se si shkohet në xhennet.
N’a thërrasin në të drejtë e nuk n’a lënë në dalalet.
O ju hoxhallarë të dashur e të respektuar.
Shpërblimin do t’a gjeni tek Allahu i Madhëruar.
Ju të cilët punoni për Allahun, me sinqeritet.
Allahu n’a bashkoftë të gjithëve në xhennet.

Egzon Kastrati

TË NGJAJSHME