Hoxhë Bahri Curri

Hoxhë Bahri Curri është nga fshati Llugë, komuna e Podujevës në Republikën e Kosovës, i biri i Behxhet Ibrahim Currit.
Është i lindur më 27.03.1975 në fshatin Llugë.
Shkollën fillore e kreu në Llugë dhe në Lluzhan në vitin 1990 në Shkollën Fillore “29 nëntori” (ndërsa sot “Afrimi dhe Fahriu”).
Shkollën e mesme e bëri në Medresenë e Mesme “ALAUDDIN” në Prishtinë gjatë viteve 1990-1994.
Gjatë vitit shkollor 1993-1994 ishte kryeredaktor i Fletushkës së Medresesë “Drita e Kur’anit”.
Pas diplomimit në Medrese punoi imam në xhaminë e Lluzhanit deri në shtator të vitit 1995, kur u pranua në Universitetin Islam në Medinë të Arabisë Saudite.
Gjatë viteve 1998-1999 ndërpreu studimet universitare dhe u kthye në atdhe për t’u rreshtuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deri në fund të luftës.
Pas luftës vazhdoi studimet dhe në vitin 2003 diplomoi në Fakultetin e Sheriatit (Jurisprudenca Islame) në Universitetin Islam në Medinë të Arabisë Saudite.
Që nga viti 2003 deri në fund të vitit 2007 ishte redaktor i programit edukativ fetar në Radio Vizioni FM 88.1 MHz në Podujevë.
Në shtator të vitit 2003 e filloi punën imam në xhaminë “Imam Ebu Hanife” në Penuhë të Podujevës, të cilën e vazhdon edhe sot.
Angazhohet në shumë radio e TV me tema e emisione islame si në Radio Llapi FM 103.2 MHz, Radio Vizioni FM 88.1 MHz, Radio Kosova e Lirë FM 94.2 MHz, Peace TV, etj.
Merret me aktivitete të ndryshme për të gjitha moshat dhe gjinitë.
Përktheu librat:
– “Disa bindje të shi’itëve”,
– “Një ditë në jetën e një fëmije musliman”, dhe të tjera në punim e sipër.
Ndërsa në bashkëpunim me të tjerët ka përkthyer librat:
– “Perandoria Osmane – Faktorët e ngritjes dhe rënies së saj”,
– “Rrëfimet e vërteta pejgamberike”, dhe të tjera në punim e sipër.
Shkroi dhe përktheu shumë artikuj, të cilët u botuan nëpër revista e gazeta nëpër botën shqiptare si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij. Po ashtu dhe u publikuan nëpër portale të ndryshme nëpër internet.
Merret me redaktimin dhe recensimin e shumë librave të ndryshëm.
Studimet pasdiplomike i vazhdon në Universitetin Publik “Hasan Prishtina” në Prishtinë.
Jeton në fshatin Llugë dhe vazhdon me punime e përkthime si dhe vazhdon punën e imamit, hatibit, vaizit dhe mualimit në xhaminë “Imam Ebu Hanife” në Penuhë.
Është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Për kontakt:
tel: +37744292491, +38649292491
e-mail:
bahricurri@hotmail.com
bahricurri@gmail.com