Hoxhë Fatmir Latifi

  • Hoxhë Fatmiri u lind me 21.02.1980 në Mitrovicë.Prindërit e hoxhë Fatmirit quhen Xhafer dhe Selvete Latifaj rrjedh nga një familje fshatare tipike drenicake sepse babai është me prejardhje nga fshati Klladernicë komuna e Skënderajt, gjithashtu edhe nëna e tij rrjedh nga fshati Kostërc komuna e Skënderajt. Në fëmijërinë e hershme të hoxhës Fatmir jetën e kalon në Prishtinë deri në moshën 5 vjeçare, më pas shkollimin pran shkollës fillore 29 nëntori asaj kohe që tani kjo shkollë quhet në emrin e heroit Fazli Grajqefci. Shkollën fillore filloi dhe mbaroi në Shipol të Mitrovicës dhe gjatë këtyre viteve 1986 – 1994 kreu shumë organizime që lidheshin me aktivitetet e shkollës si recitale, drama etj. Duke u dalluar si për sjellje ashtu dhe për suksesin tepër të lartë. Në vitin 1990 për herë të parë Fatmiri i vogël 10 vjeqar vie në kontakt me Xhaminë kur axha i tij haxhi Hasani e merr për dore dhe shkojnë për të falur taravitë, nga ajo ditë lidhshmërija e këtij djaloshi ka qenë prioritet në jetën etij. Më pas në vitin 1991 filloi mësim besimin në XHaminë e haxhi Veselit, tek Hoxha i nderuar Asllan Fazliu ku mësoi shkronjat arabe 10 suret e fundit dhe diqka nga fikhu Hanefi. Qdo ditë që kalonte dashuria për Islamin tek Fatmiri i vogël rritej, sa që kërkesa e Fatmirit bëhet e njohur tek të gjith se Fatmiri do të regjistrohet në medresën e mesme “Alaudin” në Prishtinë, ku më pas ni ( 1 ) pjes e madhe e shoqëris të asaj kohe nga rrethi i ngusht familjar e deri tek mësuesit e udhëheqësit e shkollës filluan presionet psikologjike, duke u munduar që ta pengonin dhe të njejtën kohë t’ia ndrronin mendjen e mos të shkoj në medrese në mënyr që të mos bëhet Hoxhë i arshëm, sepse në atë kohë vërtët fëtaria ishte e pakët në Kosovë. Në shtatorë të vitit 1994 fillon mësimet në medresën e mesme ” Alaudin ” në Prishtinë ku dashuria e madhe për të vijuar mësimet rezultojnë me suksesin e lartë dhe sjelljet e tij shembullor. Në ditën e parë të shkollës medrese e mesme “ Alaudin” , Hoxhë Fatmiri kishte vendosur të shoqërohej me të gjithë nxënësit e medresës, por ta dalloj njërin nga këta nxënës nga miqësia dhe afërsia atë nxënës I cili do të dij përmendësh xhuzin e fundit të Kur’ani-t dhe dashti Zoti I Lartësuar që ai përson Hoxhë Lukman Hetem Hoxha, me të cilin sot e kësaj dite janë shokë të pa ndashëm me vizione dhe rrugëtime të njëjta. Kur jemi në këtë kontekst patjetër kësaj shoqërie fisnike në vitet e 98-ta I shtohej edhe një antëar I ri I kësaj shoqërie Hoxhë Driton Ramush Lekaj , që sot e kësaj dite shoqëria e tyre është për lakmi. Në Ramazanin e vitit 1995 – 1996 dhe 1997 Fatmiri si medresant shërbeu imam I teravive në fshatin Tërrsten komuna e Mitrovicës dhe në dy ramazanët në fshatin Gjurgjevikë të vogël komuna e Klinës, ku në të vërtet rezultatet dhe aftësia e hoxhës bëri që përveq që filluan me të madhe namazin iniciativën e hoxhës pëe ndërtimin e shkollës në fshatin Gjurgjevikë të vogël u përgjigjën I madh e I vogël, duke I vënë themelet Hoxha Fatmiri që kjo shkollë sot e kësaj dite është funksionale. Në vitin 1997 Fatmiri si medresant zgjidhet si krye redaktor I rëvistës “ DRITA E KUR’AN-it “ pranë medresës së mesme “Alaudin”, ku nën patronatin e tij dalin dy numra të revistave që botimi I saj ishte tepër i vshtirë ku shpërthimi I luftës ishte pranë orëve të para. Rënia heroike e familjes Jashari në krye me komandantin legjendarë Adem Jasharin ndërron rrjedhjen e historisë kombëtare por edhe atë botërore. Fatmiri mbaron mësimet në fund të muajit të vitit 1998 ku në fillim të qërshorit të po këtij viti me diplomim në dorë në vend se të përgëzon familjen me diplomimin e medresës I bashkangjiteve çetave të ushtrisë së lavdishme UQK-s në Prekaz të Drenicës nën komandën e komandantit Ekrem Avdiut ku mbi supet e tyre morën obligimet për organizimin e luftës në pjesë të ndryshme të Kosovës.

    . Më 1 shtatorë u nisa pëe në Medine dhe fillova shkollimin ju edhe e kisha lënë më herët … Falë Zotit teala shëndeti u përmirësua , madje edhe studimet më shkuan mirë … pas tri viteve prej se jamë plagosur u fejova me bijën e Abdullah Ademit e cila kishte dëgjuar për historinë time dhe kishte vendoosur ta pranonte burrin e saj të ardhëm në qfardo gjendje që është … Në vitin 2002 u martova dhe 10.04.2003 Allahu na gëzoi me një djalë me të cilin e emërtuam me emrin Omer , pas dy viteve prej se u rrit Allahu na e fali edhe një djalë tjetër me 16.09.2005 të cilin e emërtuam me emrin Salaudin. Në vitin 2004 e përfundova fakultetin e hadithit pranë universitetit islamik në Medine. Në vitin 2006 u ktheva nga Kajro i Egjiptit ku kisha kryer gjysmën e magjistraturës kah pjesa tjetër mbetet ende pa u kryer për shkak se kërkesa për imam në Xhaminë e Shipolit ishte tepër e madhe andaj vendosa ti jap përparsi interest të xhematit para atij personal. Tash e shtatë vite jam imam hatib dhe mësues I xhematit në Shipol të Mitrovicës , ku I kam dy objektiva para vetit . 1)E para ta lidhim këtë popull me Krijuesin e tyre Allahun . 2)E dyta ky popull ta dojë dhe ta respektoj njëri tjetrin për hirë të Allahut të Lartësuar. Brenda këtyre shtatë viteve Hoxha së bashku me xhematin dy herë ka bërë zhgjerimin e Xhamisë , ka organizuar rregullimin e rrugës qendrore duke shtruar me kupëaza ( kocka ), ka rregulluar infrastrukturën e brendshme dhe të jashtme, me abdesthane të re, me nxemje qëndrore dhe Xhami me sipërfaqe mbi 700 m². Hoxha i pajton njerëzit , zgjedh problemet e tyre , gëzohet me të arriturat e tyre dhe hidhërohet me ngecjet e tyre . Lus Allahun që Hoxhen ta ruah ti jep shëndet dhe sukses me jetë të gjatë dhe vepra të mira . AMIN.