Hoxhë: Hfz. Shaban Murati

Hoxhë Shaban Murati rrjedh nga një familje me traditë të pastër fetare dhe nga një familje me traditë hoxhallarësh. Qysh si i ri Hafëz Shabani kishte dëshirë të shkollohej dhe të mësojë e dijë sa më shumë për fenë islame. Ishte kjo edhe një dëshmi e   pajisjes së tij me një edukatë të pastër islame. Dihet se familja e Shabanit, islamin e kishte traditë nga se edhe babai i tij ishte Hoxhë, po ashtu Hoxhë ishte edhe vëllai i dytë i tij, por dëshira e madhe dhe përkushtimi i tij i madh bëri që edhe ky të vazhdoi rrugën e babait dhe vëllait të tij dhe të arsimohet e studioj fenë Islame.

U lind më shtatë tetor 1978 në fshatin Lajçiq të Kamenicës, shkollën fillore katër klasëshe i kreu në fshatin e lindjes ndërsa të plotë   (tetëvjeçaren) e kreu në fshatin Desivojcë. Ndërsa shkollën e mesme Medresen “Alaudin”e kreu me sukses   në Prishtinë në vitin 1998.

 

Pastaj në vitin 2000 vazhdon studimet në Universitetin AL-AZ’HAR në Kajro të Egjiptit i cili në vitin 2005 diplomoi në këtë universitet, fakulteti USULU DIN dega e Tefsirit. Me vendbanim jeton në Gjilan.

Po ashtu gjatë qëndrimit në Egjipt ka përfunduar edhe mësimin e Kuranit përmendësh ( Hafiz) para hoxhës së nderuar Abbas Mustafa Enver b. Ibrahim El-Misrij ( Allahu e mëshiroftë) i cili ishte i specializuar në dhjet dialektet e leximit të Kuranit.

Pas përfundimit të fakultetit kthehet në Kosovë ku ka shërbyer si davetgji në Gjilan dhe Prishtinë rreth dy viteve. Pastaj ka udhëtuar për në Vjenë të Austrisë ku për momentin vepron si Imam në Vjenë të Austrisë, Xhamia Imam El-Buhari.