Hoxhë Llukman Hoxha

Llokman Hetem Hoxha Lindur 1980 Shkup, deri në moshën 6 vjeçare jetoi në Shkup, pastaj me prindërit u shpërngul në Prishtinë ku kreu shkollën fillore. Që në moshën 10 vjeçare filloi mësimin e shkronjave të Kuranit te hoxha Jahir ef, Beqiri ku edhe bëri hatmen e parë, gjatë kësaj periudhe iu shtua dëshira për të vazhduar mësimet në lëmin e fesë islame dhe zgjodhi Medresenë Alaudin për shkollim të mesëm. Sapo diplomoi nga medreseja në vitin 2008 u pranua në universitetin islamik të Medinës dhe pas mbarimit te kursit te gjuhës arabe vijoi studimet pranë fakultetit të sheriatit. Me të diplomuar në fakultet vazhdoi edhe diplomën e lartë në gjykatë dhe politikë të sheriatit në të njëjtin universitet: Në vitin 2005 u kthye ne atdhe por jo për te qëndruar gjatë , menjëherë në vitin 2006 u regjistrua në universitetin e Sharikas ne emiratet e bashkuara arabe për të vazhduar studimet master ku diplomoi në fakultetin e sheriatit me temë rreth transaksioneve bankare islame. Gjate qëndrimit EBA ndoqi një mori kursesh dhe trajnimesh dhe u pajis me certifikata të ndryshme në fushën e bankimit islam, si dhe bëri praktike në një nga bankat islame në EBA. Tani nga viti 2012 ai jeton dhe vepron në Kosove ka disa aktivitete të ndryshme; derse, ligjërata konsulenca, etj si dhe është njëri nga hoxhallarët përgjegjës për Fetva në kanalin televiziv Peace tv Shqip..