Hoxhë Muharem Ismaili

Hoxhë Muharem Ismaili ka lindur në Maqedoni qytetin e Shkupit me datë 06/07/1982.  Shkollën  fillore e kreu në gjuhën Turke 1988-1996 Sh.F  Tefejjyz, kurse të mesmen në Medresenë e Isa Beut Shkup 1996-2000. Më pas u pranua në Universitetin islamik të Medines ku diplomoi në instittutin e gjuhës Arabe në vitin 2000-2002. Pas diplomimit u regjistrua në fakultetin e Sheriatit pranë universitetit Islamik të Medines ku dhe diplomoi në vitin 2007.

Me të përfënduarit të fakultetit njëherit i bashkangjitet karavanit të thirjes në fenë e Allahut së bashku me Hoxhallarët aktual të vendit. Aktualish është drejtor i sektorit për Davet dhe atij Humanitar pranë shoqatës qytetare ‘’NUN’ në Shkup.

Aktivitetet e tija nuk ndalen këtu ngase hoxha është aktiv me ligjërata në Tv, Radion shtetërore Radio Shkupi, në internet, tribuna, seminare etj.  Njashtu është aktiv edhe me shkrime në revista dhe forume të ndryshme si dhe ka përkthyer dhe redaktuar në gjuhën shqipe disa libra të ndryshme.

Aktualisht Hoxha Muharem Ismaili është Imam dhe Hatib në Xhaminë Isa Beu Shkup.