Rtv Pendimi
Good life Restaurant
auto lider
Hoxhallaret

Hoxhë Muhidin Ahmeti

Muslim Shop
I lindur më: 18. 07. 1962
Vdiq më : 5.7.2018
Vendlindja:  Zaplluxhe – Kosovë
Shkollimi dhe arsimimi
Shkollën fillore: 1969 – 1977 në vendlindje
Shkollën e Mesme: 1977 – 1982 –  “Medresja e Mesme Alauddin” – Prishtinë.
Fakultetin: 1982 – 1986, Fakulteti teologjik islam në Sarajevë.
Diplomimin: më 24. 02. 1987.
Magjistratura: 2002 – 2004. Universiteti i studimeve islame – Karachi Pakistan, dega në Cairo.

Ecuria e ushtrimit te detyrës si predikues dhe aktivist islamik

1988 – 1992:  në Prizren – Kosovë

–    Imam dhe mësues i mësim-besimit në xhaminë “Sinan Katib” në Prizren
–    Autor dhe përkthyes i librave si më poshtë:
–    “Dialog me mikun ateist”, Prizren, 1990.
–    “Poezi te zgjedhura nga Muhammed Ikballi” , Prizren, 1990.
–    “Temat islame”, Shkup, 1991.
–    “Të rinjtë dhe droga”, Gjilan, 1995.
1993 – 2000: në Shkodër – Shqipëri    
  1. Mësimdhënës, pedagog si dhe kryetar i komisionit të lëndëve fetare në Medresën Haxhi Sheh Shamia në Shkodër.
  2. Hatib dhe ligjërues në xhamitë e qytetit: Ebu Bekër, Perash Tophane, Kiras, Xhamia e Plumbit etj.
  3. Hatib dhe ligjërues nëpër fshatrat e rrethit të Shkodrës si në: Bushat, Boks e në shumë fshatra tjerë të rrethit të Postribës.
  4. Ligjërues në Qendrën kulturore “Daut Boriqi”
  5. Themelues i “Klubit kulturor Drita” dhe drejtori i saj.
  6. Themelues, botues dhe drejtor i gazetës “Drita e dijes”
  7. Organizmi i kursit fetar për të rinjtë dhe studentët e universitetit “Luigj Gurakuqi”
  8. Botues dhe autor literaturës së përshtatshme me karakter islam dhe kombëtar: –    Përmbledhje ligjëratash fetare, Shkodër, 1996.
    –    Rreth përhapjes së Islamit të Shqiptarët, Shkodër, 1997.
    –    Libri im i vogël për hallallin dhe haramin, (botues dhe recenzentë), Shkodër, 1997.
    –    Dhimbjet dhe turpi i Shqipërisë, Shkodër, (Botues), 1997.
    –    Në rrugën e ngushëllimit e të shpresës, (përkthim nga Boshnjakishtja),  Shkodër, 1998.
  9. Promovim librash: “Mrekullitë shkencore të Kur’anit”, “Në rrugën e ngushëllimit e të shpresës”,  etj.
  10. Ligjërata dhe tribuna të ndryshme në: shtëpinë e kulturës, në universitetin “Luigj Gurakuqi” dhe në institucione të tjera edukativo arsimore.
  11. Emisione fetare dhe kulturore ne Radio Shkodra dhe në televizionet private TV –Rozafa dhe TV-Shkodra
  12. Aktivitete gjatë muajit të Ramazanit: iftare të përbashkëta me intelektual, me rininë me gratë etj. Emisione fetare për Ramazanin  në dy TV-të e përmendura.
  13. Emisione Televizive gjatë netëve të mëdha si: Nata e Kadrit, Mi’raxhit, për Bajrame etj.
  14. Organizimin e konkurseve apo kuizeve me rininë dhe studentët e universitetit.
  15. Ekskursione me rininë dhe studentet në qytetet e ndryshme të Shqipërisë.
  16. Organizimin e aktiviteteve sportive në mes K.K. Drita dhe xhematit të xhamive të qytetit.
  17. Organizimin e programeve kulturore-artistike me grupin – korin e Medresesë “H.Sheh Shamia” nëpër xhamitë e qytetit dhe me rastin e manifestimeve të ndryshme fetaro-kombëtare.
  18. Organizimin e ligjëratave për gra çdo të Mërkure në xhaminë “Ebu Bekër”. (Këtë e ka udhëhequr bashkëshortja: Fahire Ahmeti)
  19. Zhvillimin e ligjëratave fetare gjatë Ramazanit dhe jashtë tij në qytetet tjera të Shqipërisë si,p.sh. Në Tiranë, Elbasan, Durrës, Pogradec etj.
  20. Pjesëmarrës në sesionet shkencore: Përvjetori i revistës: “Zani i Naltë” etj.
  21. Pjesmarrës në disa Konferenca ndëkombëtare: si psh. Në Sudan (Rinia muslimane), në Kajro (Mendimi islam bashkëkohor) etj.

2001 – 2005 – Periudha e pasluftës në Kosovë
Veprimataritë kryesore:

  1. Themelues i Qendrës edukative “Horizonti i Dijes” në Prizren
  2. Themelues i bibliotekës së Qendrës edukative “Horizonti i Dijës”  (6000 tituj)
  3. Kursi fetar i fëmijëve mbi 40 fëmijë të rregullt dhe mbi 80 periodikë.
  4. Kurssi i të rinjeve : mbi 30 pjesmarrës.
  5. Tribuna publike ne shtepine e kultures në Prizren, Rrahovec, Skenderaj, Gjakovë, Tetovë etj.
  6. Emisione në Rado dhe TV- Besa në Prizren, Zëri i Shtimjes në Shtimje, në Rahovecë, Besjanë, etj.
  7. Botime librash si autor dhe përkthyes:
– Keshilla  islame , Prizren, 2000
– Bazat e pedagogjisë kur’anore, Prizren, 2002
– Mësimet e Kur’anit, Prizren, 2003
– Agjërimi i Ramazanit, Prizren, 2003
– Shteti  islam, Prizren,  2004

2006 -2012 – në Austri (Wels)
Funksionet:
–    Imam në “Bashkësinë e Shqiptarëve musliman në Wels të Austrisë,
–    Kryetar i Unionit të Shqiptarëve mysliman në Austri (DAMÖ)
–    Anëtar i kryesisë së Bashkësisë islame të Austrisë – dega  – Linz
–    Mësues i teologjisë islame në shkollat publike të Austrisë
Autor i 4 librave:
–    1. Të jetosh në islam (Hutbe të zgjedhura), Wels, 2006
–    2. “Sfidat e rinisë bashkëkohore në kohën e globalizmit”, Wels, 2008
–    3. Martesa islame, Wels, 2010
–    4. Mevludi ne gj. Shqipe, Wels, 2010
Pjesmarrës në dy konferenca ndëkombëtare:
1.    Mësimi fetar në sistemin shkollor publik të Austrisë –Prishtinë, Mars 2011
2.    Trajnimi dhe arsimimi i mëtejshëm i imamëve në Austri dhe Evropë (Universiteti i Vjenës) – Vjenë, 2011


Njohuri të veçanta
Gjuhë të huaja:

Gj. Shqipe   –      gjuhë amtare
Gj. boshnjake  –  i rrjedhshëm në shkrim-lexim
Gj. angleze –       njohuri të mjaftueshme
Gj. arabe –          njohuri të mjaftueshme
Gj. gjermane –     njohuri të mjaftueshme
Gj. turke  –           njohuri të mjaftueshme

Të ngjajshme

Hoxhë Osman Abazi

Kushtrim Guraj

Halil Kastrati

Kushtrim Guraj

Prof. Dr. Musa Musai

Kushtrim Guraj

Elvis Naçi

Kushtrim Guraj

PËRKUJTIM PËR MUHIDIN AHMETIN

Kushtrim Guraj

Muderris Rexhep Ismaili, me rastin e 145 vjetorit të lindjës dhe 60 vjetorit të vdekjës

Kushtrim Guraj

Sali Ibraimi

Kushtrim Guraj

Nicolas Blancho

Kushtrim Guraj

Hoxhë Enes Goga

Kushtrim Guraj