Rtv Pendimi

HP Chromebook 14 Touchscreen kushton 440 dollarë

Në shtator të këtij viti, HP e ka pati prezantuar modelin e ri të laptopit Chromebook 14 Touchscreen, si pjesë e linjës së laptopëve Chromebook, i cili është i pajisur me procesorin Nvidia Tegra K1, 4 GB RAM dhe 32 GB flash memorie, si dhe ndjeshmërinë e ekranit në prekje.

Ndërsa tani, modeli i ri i laptopit HP Chromebook 14-x050nr Touch është në dispozicion për tu blerë nga HP për një çmim prej 440 dollarëve dhe sjell ekranin me 14-inç Full HD. Laptopi bazohet në sistemin operativ të Google, Chrome OS dhe përfshin Nvidia Kepler GPU me 192 Nvidia CUDA core, për grafikë.

Karakteristikat tjera të laptopit të ri të HP përfshijnë edhe 802.11ac (2×2) dhe Bluetooth 4.0 në kombinim edhe me 37 Ëh Li-ion baterinë nga polimeri që mundëson mbushjen deri në 8 orë.

Portet e laptopit përfshijnë edhe 1 x USB 3.0, 2 x USB 2.0 dhe 1 x HDMI bashkë me microSD kartelë. (T)

TË NGJAJSHME