Detajet e modelit të ri të telefonit të HTC, përkatësisht modelit të ri të përfolur HTC Desire A55 janë publikuar online, dhe nëse të njëjtat janë për tu besuar, atëherë ky do të jetë një telefon mbresëlënës në treg.
HTC Desire A55 thuhet se do të vijë me ekranin prej 5.5 inç në QHD me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve, procesori 8 core 64-bit MediaTek MT6795 në 2GHz.
Karakteristikat tjera të HTC Desire A55 përfshijnë edhe 3GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme, si dhe dy kamera në të dyja anët e telefonit.
Kamera e përparme e telefonit – Desire A55 thuhet se do të jetë me 13MP, ndërsa ajo në anën e pasme pritet të vijë me 20MP, bashkë me Android 5.0 Lollipop dhe HTC Sense 7.0.
Sipas informacioneve të publikuara online, HTC Desire mund të debutojë në treg gjatë muajit, përkatësisht para fillimit të Kongresit Botëror Mobil që fillon në fillim të muajit mars. (Telegrafi)