HTC One M9 kushton 599 dollarë

HTC One M9 ishte prezantuar në Kongresin Botëror Mobil në fillim të javës dhe tani ne mund të kemi disa detaje mbi çmimin e HTC One M9.

Sipas disa publikimeve online në të cilat është listuar edhe HTC One M9 thuhet se çmimi i telefonit më të ri dhe të shumë-përfolur të HTC do të jetë 599 dollarë.

HTC One M9 vjen me një ekran me diagonale prej 5 inç dhe rezolucionin në Full HD prej 1920 x 1080 pikselëve, ndërsa pajisja mbështetet edhe nga procesori octa core 64-bit Qualcomm Snapdragon 810 dhe 3GB RAM.

Karakteristikat e tjera të HTC One M9 përfshijnë edhe 32GB hapësirë të magazinimit të të dhënave duke përfshirë edhe portin microSD që do t’ju lejojë të shtoni memorie të re deri në 128GB.

Mes tjerash, One M9 vjen me kamerën 4MP Ultrapixel në pjesën e përparme dhe kamerën kryesore me 20MP në anën e pasme, si dhe Android 5.0 Lollipop. (Telegrafi)