Rtv Pendimi

HTC prezanton Desire 620, modelin e “dëshirueshëm”

Fillimisht ishin publikuar disa detaje për HTC Desire 620 të cilat sugjeronin se pas tij do të vinte modeli tjetër i përditësuar, dhe pasardhësi i HTC Desire 610, modeli HTC Desire 620.

Tani ky i fundit është prezantuar edhe zyrtarisht. HTC Desire 620 sjell ekranin me diagonalen prej 5-inç në 720 x 1280 piksel, procesorin 1.2GHz quad-core Snapdragon 410, 1GB RAM, kamerën kryesore me 8MP, atë frontale me 5MP, baterinë me 2100 mAh, rrjetin 4G, 8GB memorie të brendshme me opsionin për zgjerim, përmes kartelës microSD.

Për më shumë, Desire 620 përfshin edhe Android 4.4 KitKat, edhe pse thuhet se përditësimi i tij në Lollipop nuk do të vonojë shumë. Me këto karakteristika, Desire 620 nuk duket edhe aq i padëshirueshëm, dhe cilësohet si model që duhej të ishte paraardhësi i tij, Desire 610. (Telegrafi)

TË NGJAJSHME