Rtv Pendimi

HTC prezanton edhe modelin One Me

HTC e ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave ‘One’. Përkatësisht bëhet fjalë për modelin HTC One ME që faktikisht është HTC One M9+ me trupin prej polikarboni dhe korniza të metalta.

HTC One Me sjell ekranin me 5.2 inç në Quad HD me 2560 x 1440 piksel dhe procesorin MediaTek Helio X10 octa core 2.2GHz.

Karakteristikat tjera të HTC One Me përfshijnë edhe 3GB RAM dhe 32GB memorie, si dhe portin për mikroSD, e cila mund të shkojë deri në 128GB.

Kamera e përparme e telefonit ofron 4MP të HTC Ultrapixel, ndërsa në anën e pasme telefoni sjell 20MP me dual LED dhe mundësinë e incizimit në 4K.

Ashtu si HTC One M9 dhe One M9 +, modeli i ri HTC One Me vjen me Android 5.0 Lollipop dhe versionin e fundit të ndërfaqes së HTC, HTC Sense 7. One Me gjithashtu përmban baterinë me 2840 mAh, rrjetin 4G LTE, WiFi, Bluetooth dhe mundësinë për dy SIM kartela. (Telegrafi)

TË NGJAJSHME