Prodhuesi kinez i telefonave mobil, Huawei ka shpallur rezultatet e saj financiare për 2014, nga të cilat thuhet se kompania ka rritur të ardhurat nga shitja prej rreth 30 për qind gjatë vitit të kaluar.
Qarkullimi i kompanisë u rrit në 12.2 miliardë, ndërsa kompania ka arritur të shesë një total prej 138 milionë pajisjeve në 2014, apo 7,8 për qind më shumë se në vitin e kaluar.
Huawei thotë se e ka përmirësuar performancën e saj edhe nga njësia e telefonave të mençur mobil, linjë e biznesit kjo e cila arritur të shpërndante më shumë se 75 milionë telefona të mençur gjatë 2014, apo 45 për qind më shumë se në vitin e kaluar.
Kompania tha se shitjet e saj janë rritur kryesisht nga telefonat mesatar premium dhe modelet e avancuar të telefonave mobil. (Telegrafi)