Në një organizim në Munih të Gjermanisë, është prezantuar smartfoni Huawei Mate 30 Pro, që është përfolur shumë, për një kohë të gjatë.
Ky është telefoni i zgjuar, që edhe është pritur nga Huawei – procesor dhe kamerë të fuqishme, rrjet interneti 5G shumë të shpejtë dhe bateri masive që mbushet me shpejtësi, transmeton Telegrafi.
Por, ende nuk dihet nëse ka mundësi të përdoren aplikacionet e Google apo nëse do të arrijë në tregun evropian, që janë të dhëna më të rëndësishme se sa specifikat që i ka ky telefon. Gjatë prezantimit, kompania është kujdesur të mos përmend asnjë prej këtyre detajeve, apo tregut ku do të jenë në dispozicion.
Pjesa e jashtme e Huawei Mate 30 Pro, ka dizajn të përzier nga disa telefona të ndryshëm, me një hapësirë të konsiderueshme në pjesën e sipërme të ekranit dhe katër kamera të mëdha të vendosura në rreth. Telegrafi raporton se ekrani OLED me 6.53 inç është i kthyer edhe në pjesët anësore, më shumë se përfundimet në disa telefona Samsung. Këtë thyerje në dy anë, Huawei po e quan Horizon dhe është sistem që zëvendëson butonat, me komanda digjitale që aktivizohen me prekje.
Sikur e ka zakon Huawei, sa herë që lanson një smartfon të ri, të njohur si flamurtar për kompaninë, e pajisë me pjesë speciale që ofrojnë specifika më të mëdha se rivalët. Të integruar e ka procesorin Kirin 999 të kompanisë dhe kamerë me 40 pixel me sensor f/1.8, një kamerë me 40 pixel më kënd të gjerë me f/1.6, telephoto me tetë megapixel të f/2.4 me kapacitet 3x të fokusit optika dhe sensor të thellë për 3D.
Me këto kamera, pritet të relizojë fotografi të fuqishme edhe në dritë të dobët. Kamera për selfie me 32 pixel, është shumë mirë e fshehur në shiritin sipër ekranit, derisa ofron edhe imazhe 3D me thellësi shumë të madhe. Gjë që ofron sistem shumë më të avancuar, të hapjes së telefonin nëpërmjet njohjes së fytyrës, se sa ai që ndodhet në iPhone të rinj.
Më në fund, Huawei Mate 30 Pro e ka edhe baterinë e fuqishme me 4,500mAh që mbushet shpejtë, mund të mbushet edhe me wireless dhe mund të dërgoj mbushje të baterisë edhe në telefon tjetër.
Versioni i Huawei Mate 30 Ram me 8GB RAM dhe 265GB, kushton 1,099 euro, derisa 1,199 euro duhet paguar për modelin që ofron edhe rrjetin 5G.
Derisa Huawei Mate 30 me 8GB RAM dhe 128GB kushton 799 euro, derisa mund të dyja mund të porositen në pesë ngjyra të ndryshme që janë shumë të mira. /Telegrafi/