Huawei patenton telefonin me ekran të palosshëm

Huawei ka punuar shumë të jetë në hap me krijimin e kamerës, por nuk ka lënë anash as ekranin.

GSMArena raporton se gjiganti i teknologjisë ka patentuar telefonin me ekran të palosshëm, transmeton Koha.net.

Mekanizmi duke i ngjashëm me Microsoft Surface Book, por lë një hapësirë më të vogël.

Ekrani, një panel i vetëm, në vend të dy si Axon M, ndërsa duhet të jetë me madhësi të tabletit kur është plotësisht i hapur. Patentimi nuk tregon se si pajisja do të përdoret kur të jetë e mbyllur.

GSMA shkruan se duhet të jetë një farë mënyre për të kontrolluar njoftimet, ndoshta diçka si një LED në një ekstra ekran.

Image