Rtv Pendimi

Huawei zyrtarizon modelin P8 Lite

Muajin e kaluar kompania kineze Huawei e pati prezantuar modelet e reja të telefonave të saj, përkatësisht modelet P8 dhe P8 Max.

Ndërsa tani kompania e ka bërë zyrtar modelin më të “lehtë” të kësaj linje, për të cilin thuhet se janë bërë publike edhe kostoja por edhe specifikat e pajisjes.

Më saktë bëhet fjalë për modelin Huawei P8 Lite, i cili u prezantua në ngjarjen e quajtur Premium South East Asia (SEA) në Bangkok.

Modeli i ri i telefonit të Huawei do të vijë me dizajn dhe pamje të ngjashme me atë të Huaëei P8, por me disa specifika më të ulëta sesa modeli paraprak.

Aty do të jetë madhësia e ekranit me 5” në 1,280 x 720 piksel, procesori 64-bit HiSilicon Kirin 620 SoC në 1.5Ghz bashkë me 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme.

Telefoni ofron mundësinë e insertimit të dy sim kartelave, por edhe atë të zgjerimit të hapësirës së brendshme për portit për microSD.

Ndër të tjera do të jetë edhe kamera kryesore me 13MP, kamera e përparme me 5MP, rrjeti 4G LTE, Wi-Fi, Bluetooth 4.1 LE, NFC dhe Android 5.0.2 Lollipop. (Telegrafi)

TË NGJAJSHME