Hudhër e zier apo e freskët?

Hudhra gjithsesi është e shëndetshme, por nëse e përdorni për qëllime shëruese, duhet të dini që a do ta merrni të freskët apo paraprakisht të zier.

E freskët është shumë më efikase kundër baktereve, viruseve, kërpudhave dhe parazitëve, ndërsa e zier bashkë me perimet e tjera liron përbërjen ahoin, prandaj është e efektshme kundër trombozës, infarktit, sulmit në tru dhe tromboemoblisë.

Për mbrojtje të zemrës dhe të enëve të gjakut gjithashtu përparësi i jepet hudhrës së zier, ndërkaq për preventivë nga kanceri rekomandohet e freskët apo hudhra e përdorur në turshi, transmeton Telegrafi.

Hulumtimet e reja tregojnë që aroma e saj në qumështin e nënës josh bebet, për ç’shkak ato thithin më shumë.

The-Health-Effects-of-Eating-Garlic-Daily

Pra, nëse dëshirojnë t’ua përmirësojnë apetitin, nënat duhet të hanë një deri në dy thelpinj hudhre një orë para ushqimit të bebes me gji.

Në hulumtim nuk është konstatuar që hudhra përkeqëson ngërçet e bebes.

Konsumi i një deri në dy thelpinj hudhre në ditë, konsiderohet i sigurt. Efekti më i njohur i padëshirueshëm i hudhrës, është aroma e saj e papëlqyer dhe era që ajo lë në frymëmarrje.

Konsumi i tepruar i hudhrës, sidomos në stomak bosh, mund të shkaktojë probleme intestinale (të zorrëve). Janë raportuar edhe dermatitis alergjik dhe ekzema nga përdorimi lokal i hudhrës së papërpunuar.

Personat që marrin ilaçe kundër mpiksjes së gjakut duhet të bëjnë kujdes me përdorimin e hudhrës, pasi kjo ndikon në parandalimin e trombozave. /Telegrafi/