Hudhra mbron nga ataku kardiak

Mrekullitë e hudhrës në profilaksi dhe trajtimin e sëmundjeve të zemrës janë të njohura qysh në lashtësi.

Hudhra ka fitonutrentë, të cilët parandalojnë mpiksjen e gjakut, ul tensionin e lartë dhe redukton kolesterolin.

Hudhra ka aftësinë për të ulur trigliceridet dhe kolesterolin në përgjithësi, duke penguar në këtë mënyrë formimin e pllakave sklerotike në enët e gjakut. Parandalon atakun kardiak.

Vetitë mbrojtëse të hudhrës ndaj atakut kardiak i atribuohen faktorëve të ndryshëm.

Ajo u jep elasticitet enëve të gjakut, pengon formimin e pllakëzave sklerotike, lufton radikalet e lira dhe pengon mpiksjen e gjakut.