Rtv Pendimi

Hudhra, “mike” e vërtetë e shëndetit

Hudhra është e njohur si armiku i raporteve sociale për shkak të aromës së pakëndshme, por ajo gjithashtu është një mike e madhe e mirëqenies sonë, falë të mirave të shumta që përmban. Përveçse rekomandohet në receta të ndryshme, hudhra është një antibiotik i vërtetë natyral, që mund të na japë mjaft të mira dhe përfitime, si ushqyese ashtu edhe mjekësore.

– Zemra: Hudhra është një mike e duhur e zemrës dhe e arterieve, sidomos për veprimin e saj hipotensiv, pra ideale për mbajtjen nën kontroll të presionit të gjakut, duke mënjanuar faktorin e parë të rrezikut për shëndetin kardiovaskular, d.m.th. hipertensionin.
– Efekt dobësues: Hudhra ka efekt dobësues, është efektive për të luftuar mbipeshën. Kjo i dedikohet sidomos aftësisë së saj për të zvogëluar nivelin e triglicerideve, sheqerit në gjak. Përveç kësaj, ajo siguron gjithashtu një pastrim të dobishëm dhe detoksifikim në nivelet e mëlçisë.
– Antikancerogjene: Kur bëhet fjalë për hudhrën dhe avantazhet e saj, lista duket e vështirë për t’u kompletuar. Në fakt, sipas disa studimeve të fundit, hudhra duket se ka dhe një efekt parandalues kundër kancerit: aktiviteti i saj antikancer mund t’i atribuohet aftësisë së saj për të ndërhyrë në disa mekanizma që shkatërrojnë qelizat./zeri

TË NGJAJSHME