Rtv Pendimi

Hulumtim, momenti i parë në kujtesë mund të jetë fiktive

Shkencëtarët zbuluan se momenti i parë në kujtesë tek rreth 40 për qind të personave mund të jetë fiktive, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të “Science Daily”, hulumtuesit e Universiteteve Bradford dhe Nottingham Trent në Britani të Madhe, 38,6 për qind të 6.641 personave pretendonin se mbajnë mend nga mosha 2 vjeçare e më parë.

Më tej thuhet se 893 nga pjesëmarrësit e hulumtimit, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën “Psychological Science”, thanë se mbajnë mend nga mosha një vjeçare e më parë.

Sipas hulumtimit kjo situatë është përhapur veçanërisht tek personat e moshës së mesme dhe të moshuarve.

Hulumtuesit thonë se shumica e kujtesave fiktive të moshës para 2 vjeçare, bazohen në disa të vërteta ose informacione rreth periudhës së foshnjërisë ose fëmijërisë të nxjerra nga fotografitë ose bisedat familjare si dhe marrëdhëniet familjare të moshave më të hershme dhe ndjenjat si pikëllim.

Sipas hulumtimeve të mëparshme një pjesë e madhe e njerëzve mbajnë mend kujtimet kur kanë qenë 3 vjeç.

TË NGJAJSHME