Humb jetën gruaja shtatzënë dhe foshnja e saj që u nxorën të plagosur nga spitali i bombarduar në Ukrainë

Njoftohet se ka humbur jetën gruaja shtatzënë dhe foshnja e saj që u nxorën të plagosur rëndë nga spitali i maternitetit që u bombardua më 9 mars nga ushtria ruse në qytetin Mariupol të Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gruaja shtatzënë dhe foshnja e saj u plagosën nga bombardimet ruse teksa ishte gati për të lindur foshnjën në spital.

Mjeku Timur Marin theksoi se kur gruaja mbërriti në spital kishte të shtypur legenin. Ai njoftoi se foshnja u hoq me cezarian, por nuk tregoi shenja jete.

Duke theksuar se ndërhyrja prej më shumë se 30 minutash ndaj gruas nuk dha rezultat, Marin njoftoi se “humbën jetën që të dy”.