Të paktën tetë persona kanë humbur jetën në përmbysjen e një autobusi pasagjerësh në Hungari, raporton Anadolu Agency (AA).
Të paktën 48 persona të tjerë u lënduan në aksidentin që ndodhi sot herët në mëngjes në qytetin Szabadbattyan, jo shumë larg nga qyteti Szekesfehervar. Mes të lënduarve ka disa persona që janë në rrezik për jetën.
Policia hungareze tha se ka nisur hetime për shkaqet që çuan në përmbysjen e autobusit dhe përplasjen e autobusit në një urë në autostradë.