Rtv Pendimi

Hutbeja në Kurban Bajram 2014

 

Dita e sotme është dita e Haxhit të madh, dita e festës së madhe të sakrificës, dita e Kurban Bajramit. Kjo është dita kur vëllezërit tanë që i kemi në haxhillëk kryejnë më së shumti ibadete; i gjuajnë nga shtatë guralecë e xhemreja e madhe, therin nga një kurban për hir të Allahut, i rruajnë kokat ose i shkurtojnë flokët, sot e bëjnë tavafin e Haxhit dhe e kryejnë sa’jin midis Safasë dhe Mervasë.
Është dita e Kurban Bajramit sepse edhe muslimanët tjerë nëpër botë sot i therin kurbanat; në ditën e Kurban Bajramit për muslimanin nuk ka vepër më të mirë sesa therja e një kurbani për hir të Allahut, sa qime sa ka një kurban aq sevape fiton ai musliman. Këto kurbane janë tradita e pejgamberit Ibrahim, alejhi selam si dhe tradita e pejgamberit të fundit, Muhamedit alejhi salatu ue selam.
Therja e kurbanit është një sunet i fortë për atë person që ka mundësi materiale. Nëse e ther vet sevapi është më i madh sesa t’ia autorizosh dikujt tjetër, qoftë ai individ apo shoqatë, sepse kur e ther vet: ti e ngjall një sunet, fiton më shumë sevap dhe e bën më të dukshëm dhe më aktual një ibadet ndaj Allahut.
???? ???? ???? ???? ?? ??? ??? ???? ???? ???? ???? ???? ???? ?????
Besimtarët muslimanë në mbarë botën në kohën e sotme janë duke përjetuar një kohë përplot shqetësime, sprovat janë të përditshme, ai që po dëshiron të mbajë Fenë siç duhet është sikur të mbajë gacën e zjarrit në dorën e tij.

Dyfytyrësia dhe injoranca u shtua prandaj edhe jobesimtarët po luajnë siç po duan. Duan të na thonë se paskemi Fe të prapambetur, duan të na largojnë nga kjo Fe me analiza dhe “derse” nga ata që nuk e njohin aspak këtë Islam madhështor, që Allahu e përkryu dhe e përsosi në çdo anë dhe e bëri të shëndoshë dhe të vlefshme për çdo kohë e për çdo vend.

Për çdo padrejtësi që po ndodhë, për çdo gjak që po derdhet madje edhe për çdo ngecje që po ndodhë nëpër botë sot, gishti qortues i drejtohet vetëm muslimanëve dhe Islamit.
Po jetojmë në një kohë kur imani prej shumë njerëzve quhet akuzë dhe krim, të atillët duan ta pastrojnë tokën nga çdo imanli, nga çdo besimtar musliman.

Porse Allahu ka premtuar se do ta ruajë këtë Fe, e kjo po ndodhë shpeshherë edhe me njerëz që nuk janë muslimanë. Këtë shumë mirë e kuptojmë ne që jetojmë në Austri, ku gëzojmë më shumë të drejta si muslimanë sesa në vendlindjet tona. Para disa kohe isha në dyshim ta them këtë, nga frika se do bëhesh i padrejtë, por viti që shkoi ishte përplot krim dhe padrejtësi ndaj muslimanëve dhe hoxhallarëve të vendeve tona, dhe tani e them lirisht por fatkeqësisht.

Gjithashtu nuk duhet harruar se jo çdoherë, jomuslimanët e luftojnë Islamin, sepse atë e bëjnë edhe shumë injorantë dhe banditë, të cilët kanë dëshirë ta bëjnë dhe ta shfaqin një Islam ashtu siç janë vet. Nëse ju kujtohet – saktësisht para një viti – në ligjërimin tim në ditën e Bajramit tërhoqa vërejtjen nga një thirrës, i cili thërriste drejt devijimit, krimit dhe banditizmit për të shkuar në Siri, por, përpiqej ta emërtonte me emra islamë: fi sebililah, xhenet, xhihad e tjera. Soji i tij, kur paraqitet si musliman dhe muxhahid, ai dëmton më së shumti Islamin, muslimanët, familjen e vet, madje edhe njerëzit në përgjithësi.

Në këso situata për të shpëtuar nga mashtrimet, referencë e jona janë Kurani dhe Suneti, ashtu siç na e shpjegojnë dijetarët e mirënjohur dhe jo showmenat, euforistët dhe mendjelehtët.

???? ???? ???? ???? ?? ??? ??? ???? ???? ???? ???? ???? ???? ?????
Ndonjëherë nëse njeriu thellohet pak më shumë në situatën e sotme, duke ia shtuar edhe problemet financiare që ia dërmojnë trupin, problemet familjare që ia pëlcasin trurin, atëherë mund atë njeri ta kaplojë pikëllimi, mosdurimi dhe depresioni, por muslimani i mirë e di se asgjë në këtë gjithësi nuk ndodhë pa dijen dhe pa lejen e Allahut.
Nëse Allahu do të donte, asgjë nga këto nuk do ndodhnin, porse Ai ka urtësi të pakufishme në gjithçka që lejon dhe që krijon, ndonjëherë i kuptojmë ato urtësi shpejtë, ndonjëherë më vonë e ndonjëherë nuk i kuptojmë fare.

Që të shpëtosh nga ato rreziqe, ik!
Ik!
Ik ashtu siç të ka mësuar Allahu:
???????? ??? ???? ??? ??? ??? ????? ????
“Ikni tek Allahu, vërtetë unë qartë po ju paralajmëroj”
Ikni nga injoranca duke mësuar, ikni nga errësira e rrugëve në dritën e xhamisë, ikni nga padrejtësia duke parë drejtësinë islame, ikni nga poshtërimi drejt krenarisë, ikni nga koprracia drejt bujarisë, ikni nga frika në siguri, ikni nga gjynahet drejt pendimit, ikni nga xhehenemi drejt xhenetit, ikni tek Allahu, sepse ka mëshirë për krijesat e Veta më shumë seç ka mëshirë nëna për evladin e saj.

???? ???? ???? ????? ?? ??? ??? ???? ????? ????? ???? ???? ???? ?????.

Hutbeja e dytë

???? ???? ???? ???? ?? ??? ??? ???? ???? ???? ???? ???? ???? ?????
Familja e njeriut janë njerëzit më të rëndësishëm që i ka, më së shumti meritojnë interesimin, nderimin dhe mbrojtjen.
“Kush do që t’i zgjerohet risku dhe t’i shtohet jeta, le t’i mbajë lidhjet familjare”.
O burra, kini frikë Allahun dhe mos harroni se jeni përgjegjës për familjet tuaja.
Bëhu dashamiri i shtëpisë tënde, bëhu i sjellshëm me gruan sepse Pejgamberi yt, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë:
“Më i mirë ndër ju është ai që është më i miri me familjen e tij, ndërsa unë jam më i miri që sillem me familjen”.

???? ???? ???? ????? ?? ??? ??? ???? ????? ????? ???? ???? ???? ?????.

O motra myslimane,
kini frikë Allahun për detyrat që keni ndaj Allahut, kujdesuni për fëmijët tuaj duke ua dhënë edukatën e mirë islame, mundohuni t’i përgatisni ata që të jenë të suksesshëm në jetën e tyre, sepse nëna ka më shumë ndikim te fëmija sesa babai, i cili gjithashtu duhet të ndihmojë në atë edukim.
Silluni mirë me burrin tuaj duke ia ruajtur nderin, mallin, shtëpinë, të afërmit e tij, mysafirët e tij dhe komshinjtë e tij. Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë:
((??? ????? ?????? ?????? ????? ?????? ?????? ??? ????? ????? ?????? ?????? ?????? ??? ???: ????? ????? ?? ?? ??????? ???)
“Gruaja, nëse i falë pesë të sajat, e agjëron muajin e saj, viziton shtëpinë e Zotit të saj, e ruan nderin e saj dhe respekton burrin e saj, do t’i thuhet: hyn në xhenet nga cila derë të duash”.

Mos u mashtroni me thirrjet që bëhen kinse për të drejtat dhe lirinë e femrës, sepse nuk ka drejtësi dhe liri më të vërtetë sesa ajo drejtësi dhe liri që ta ka dhënë Krijuesi yt, Allahu.
Ato thirrje që bëhen, bëhen për të të liruar nga feja e Allahut e për të të robëruar me ligjet edhe epshet e tyre.

???? ???? ???? ????? ?? ??? ??? ???? ????? ????? ???? ???? ???? ?????.

Kjo festë, ky bajram po qëllon në një kohë që nuk na jep aq forcë për gëzim, sidomos kur shohim që në vend të kurbanave derdhet gjaku i muslimanëve, kur shohim numrin e madh të fukarave dhe përçarjet e shumta mes muslimanëve, por megjithatë, nuk guxojmë të ligështohemi e as të qajmë në këtë ditë gëzimi, por të përpiqemi të përhapim gëzimin ndër familjarë e dashamirë, duke i uruar për këtë ditë madhështore, duke i vizituar nëpër shtëpi, duke ua falur gabimet eventuale që mund të kenë bërë ndaj nesh, duke i përshëndetur qoftë edhe nga largësia me një telefonatë, e-mail, postim në rrjet social, sms si dhe shumë metoda tjera të përhapjes së gëzimit mes vete.

Allahu ju gëzoftë në këtë ditë Bajrami dhe ju gëzoftë në ditën kur ta takoni atë! Urime bajramin të gjithve!

Linz, Austri

TË NGJAJSHME