Rtv Pendimi
auto lider
Good life Restaurant
Samet Tours
Probleme shpirtërore & shoqërore

I BIRI KEQBËRËS

Muslim Shop

Ishte një djalë që nuk e respektonte nënën e tij. Ai ishte keqbërës dhe kështu që një ditë prej ditëve vendosi ta mbyll çështjen me nënën e tij të moshuar njëherë e përgjithmonë. E mori nënën, e vendosi mbi shpinën e tij dhe e dërgoi drejt një mali. Rrugës duke ecur në mes të malit kalonin mbi degë që i pengonin, kurse nëna i thyente degët ndërsa fletët i hidhte në tokë. Kur arritën, djali keqbërës e braktisi nënën e tij në mes të malit dhe duke u kthyer i vetëm drejt shtëpisë humb rrugën dhe mbetet i habitur, dhe nuk di nga t’ia mbaj.

E thërret nëna e tij me zë të mallëngjyer: “O biri im nga frika se do ta humbësh rrugën gjatë kthimit, unë kam thyer degët e pemëve dhe fletët e tyre i kam hedhur në tokë ashtu që të orientohesh në bazë të tyre dhe të kthehesh i sigurt.”

Lotët filluan të rridhnin nga sytë e djalit keqbërës, por e mblodhi veten për një çast, u kthye e mori nënën e tij dhe e ktheu në shtëpi.

Për çudi, biri mendonte për vdekjen e saj ndërsa nëna për shpëtimin e tij.

Nëna gjithëherë ka zemër madhështore dhe të butë.

O Allah, na bëj prej atyre që i respektojnë prindërit.

Allahu ka thënë: “Thuaj: Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël.” (Isra, 24)

Përshtati: Valdet Kamberi

Të ngjajshme

NUK MJAFTON

Irfan Jahiu

TI JE AI QË VENDOS SE A DO TË NDRYSHOSH

Irfan Jahiu

MJERË PËR NE NËSE NUK NDRYSHOJMË

Irfan Jahiu

PËR NJË JETË MË TË LUMTUR

Irfan Jahiu

LUMTURIA ËSHTË E THJESHTË, POR NE NUK DIMË SE SI TA GJEJMË

Irfan Jahiu

I ÇMENDUR ËSHTË AI QË MENDON SE NJERËZIT NUK FLASIN PËR TË

Irfan Jahiu

EMËRTIMET E DYNJASË DHE ATO TË AHIRETIT

Irfan Jahiu

BART ME VETE DIÇKA NGA MIRËSIA

Irfan Jahiu

REALITETI I JETËS

Irfan Jahiu