Rtv Pendimi
Lajme

I jepet lamtumira e fundit teologut dhe atdhetarit, Muhidin Ahmeti

Të shtunën në mesditë në varrezat e qytetit të Prizrenit, i është dhënë lamtumira e fundit teologut dhe atdhetarit, Muhidin Ahmeti, i cili ndërroi jetë para ca ditësh në Austri. Personalitetet më të rëndësishme të krerëve të komunitetit muslimanë nga Kosova dhe hapësirat mbarëqshiptare dhe diaspora, familjarë, miq, bashkëpunëtorë, bashkëatdhetarë e qytetarë, të shtunën ishin tubuar në xhaminë e Bajrakliut në Prizren, për t’ia falur xhenazen teologut dhe atdhetarit, Muhidin Ahmeti, i cili kishte ndërruar jetë të enjten në Austri, prej nga ku ishte sjellur trupi i tij i pajetë.

Një fjalë rasti me rastin e ndarjes nga jeta të mr. Muhidin Ahmeti, e ka mbajtur Myftiu i Shkodrës, Muhamet Sytari, i cili tha se pas largimit të detyrueshëm nga Kosova për shkak të përndjekjes nga pushteti i egër serb, i ndjeri më pas ka dhënë një kontribut të madh për kultivimin e fesë edhe në Shqipëri. Edhe bashkëpunëtorë të të ndjerit, vlerësuan lartë jetën dhe veprën e Muhidin Ahmetit në shërbim të kombit dhe të fesë.

Edhe përfaqësues të komunitetit muslimanë shqiptarë në Austri, thanë se i ndjeri me veprimtarinë e tij në perëndim ka lënë gjurmë të pashlyeshme të cilat duhet të përcillen me dinjitet. Pas fjalimeve është bërë falja e xhenazes së mr. Muhidin Ahmeti, i cili më pas është varrosur në varrezat e qytetit të Prizrenit. Ndryshe, i ndjeri, Muhidin Ahmeti ka lindur në fshatin Zaplluxhe të komunës së Dragashit në vitin 1962.

Shkollën fillore e kishte kryer në vendlindje, shkollën e mesme e mbaroi në Medresenë “Alauddin” në Prishtinë, ndërsa studimet post-diplomike i kishte përfunduar na Kajro të Egjiptit. I ndjeri për disa vite rresht ishte imam i xhamisë “Sinan Katib” në Prizren. Ai ishte i njohur për veprimtarinë e tij patriotike dhe fetare, ku u detyrua nga regjimi serb të emigroj në Shkodër duke punuar si mësimdhënës, pedagog e kryetar i komisionit të lëndëve fetare në Medresën Haxhi Sheh Shamia në këtë qytet, deri në mbarimin e luftës në Kosovë.

Nga viti 2006, ai ka vepruar në Ëells të Austrisë si pedagog, imam dhe mësues. Së fundmi ai ishte kryeimam i Komunitetit Shqiptar të Bashkësisë Islame të Austrisë.

Të ngjajshme

“Turqia vullnet për mbështetjen e marrëdhënieve të qëndrueshme me Shqipërinë”

Kushtrim Guraj

Magjepsëse, Hëna e Plotë mbi Ajasofjan

Kushtrim Guraj

Fondacioni turk Diyanet shpërndan mish kurbani në Gaza

Kushtrim Guraj

Asnjë i prekur me COVID-19 gjatë haxhillëkut, OBSH përgëzon Arabinë Saudite

Kushtrim Guraj

Filloi therja e kurbanëve nën organizimin e RTV Pendimit

Kushtrim Guraj

IHH synon të ofrojë ndihmë për 2 mijë familje në Kosovë për Kurban Bajram

Kushtrim Guraj

Haxhinjtë kryejnë ritualin e fundit të Haxhit në Mekë

Kushtrim Guraj

Pavarësisht kufizimeve, 10 shqiptarë kryejnë haxhin (VIDEO)

Hevzi Hasani

Rtv Pendimi ju uronë festën e Kurban Bajramit

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU