leukemia

I prekur nga leukemia, motra i qëndroi përherë në krah! Pas 2 vitesh luftë, 6 vjeçari shërohet

I prekur nga leukemia, motra i qëndroi përherë në krah!
Pas 2 vitesh luftë, 6 vjeçari shërohet
Viti 2019, shtator. Beket ishte 4 vjeç kur u diagnostifikua me leukemi. Doktorët i sugjeruan nënës së vogëlushit nisjen e seancave të kemio-terapisë.
Ketlin, nëna e 4 vjeçarit, përcolli në atë kohë këtë foto (më poshtë). Vajza e saj Aubrej i qëndronte përherë afër të vëllait. Foto e fortë tregonte realitetin me të cilin përballej e gjithë familja. Një fëmijë, një sëmundje tepër e rëndë dhe një dhimbje e madhe. Fotoja u bë virale në të gjitha rrjetet sociale, u përcoll në të gjitha mediat e huaja.
Beket luftoi për mëse 2 vite. Vite të gjata por më në fund, një lajm i mirë erdhi. E lajmin e përcolli nëna e tij 30 vjeçare
“Onkologu i tij më tha, ‘nuk ka më nevojë për kemio, mbaruam’… kur dëgjova këto fjalë, ishte një gëzim i madh”
“Kur djali mësoi se ishte shëruar u shokua. Fytyra e tij u ndez nga gëzimi”-tregoi më tutje nëna e 6 vjeçarit.
Para se të dalë nga spitali, Beket i ra kësaj këmbane, ndërsa mjekët e infermierët e duartrokitën për guximin e vullnetin që tregoi vogëlushi. Gjatë shtrimit të tij në spital, ai ishte prekur dhe nga Covid, por fatmirësisht sëmundja nuk i kishte sjellë komplikime.
Në shtëpi e pret e motra, ndërsa e ëma tregoi për median e huaj se të birit i është rikthyer fëmijëria, ndihet mirë, i lumtur dhe mund të takojë miqtë e tij.
“Vajza pati një impakt shumë të madh, e ndihmoi të vëllain që ta kalonte të gjithë këtë. Të dy krijuan një lidhje që vetëm motër e vëlla mund të kenë e që as unë, nëna e tyre, s’mund ta zëvendësoj”- tregoi 30 vjeçarja.
Shqiptaret per shqiptaret