I vetmi në botë, Kapadokia do të bëhet me muze natyror nëntokësor

NEVŞEHİR (AA) – Kapadokia, një destnacion shumë i vizituar turistik në Turqi do të bëhet me muze natyror nëntokësor, i vetmi i këtij lloji në botë, raporton Anadolu Agency (AA).

”Muzeu Kapadokia“ do të ndërtohet në afërsi të qarkut Avanos, duke adaptuar shkëmbinjtë të cilët u krijuan miliona vite më parë nga shpërthimi i vullkanit.

Aktivitetet për ndërtimin e muzeut filluan në janar të këtij viti, pasi paraprakisht Ministria e Kulturës dhe Turizmit hapi një konkurs.

Për sa i përket mjedisit natyror nëntokësor, muzeu do t’u ofrojë vizitorëve një pamje vizive të së kaluarës në Anadoll.

Pjesa e hapur shtrihet në një sipërfaqe prej 50.000 metra katrorë, ndërsa muzeu do të ketë edhe pjesën e mbyllur të tij në një sipërfaqe prej 7.000 metra katrorë. Në kuadër të kompleksit do të ketë edhe salla konferencash, hapësira për filma dokumentarë, kënde për fëmijë si dhe një qendër kërkimore. Brenda muzeut, do të ketë edhe një vend për kultivimin e bimëve endemike.

Muzeu do të jetë vetëm 15 minuta larg nga destinacionet turistike në Kapadokia.

Drejtori i Muzeut të Nevşehirit, Murat Gulyaz, tha se muzeu do të kontribuojë tek oferta turistike e Kapadokias, e cila karakyterizohet me oxhaqe të zanave, qytete nëntokësore dhe burime tjera natyrore dhe një trashëgimi të pasur kulturore.

Gulyaz është i bindur se muzeu do të jetë më prestigjiozi në Turqi, njëkohësisht ndër më të njohurit në botë.

“Qëllimi ynë është ta hapim në korrik të vitit 2019. Muzeu Nëntokësor në Kapadokia do të jetë ndër muzetë më të rëndësishëm në botë, pasi do të jetë një godinë krejtësisht e natyrshme. Është i vetmi i këtij lloji në botë”, shtoi Gulyaz.

Brenda muzeut do të ketë seksione në të cilat do të ekspozohen fosilet nga periudha prej para disa milion vjetësh më parë.

Muzeu do të ketë sistemin e vetrregullimit të nxehtësisë, dhe si i tillë nuk kërkon ftohje në verë as ngrohje në dimër.