Një xhamie në qytezën Veldhoven të Holandës i është vënë zjarri në orët e mëngjesit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Departamenti i zjarrfikësit tha në një deklaratë se pas ndërhyrjes në xhaminë në Veldhoven, në afërsi të qytetit të Eindhovenit, zjarri është vënë nën kontroll brenda një ore.
Agjencia publike e lajmeve NOS raportoi në një lajm mbi incidentin se policia dyshon për zjarrvënie.
Në lajm thuhet se zjarri ka rënë rreth orës 02:30 dhe se objekti është dëmtuar rëndë.
Policia ka nisur hetim rreth incidentit.
Ndryshe, më herët ka pasur reagime lokale ndaj xhamisë me emrin “Islamplanning”.